Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila
funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka ndarë 90 pako ushqimore për
familjet gjilanase me jetimë dhe me gjendje të rënduar sociale. Pakot ushqimore përbëheshin nga
gjërat më elementare për sofrën e Ramazanit, si vaj, miell, sheqer, oriz etj. Prej këtyre pakove
ushqimore, 60 sosh ishin donacion prej Diyanet-it të Turqisë, ndërsa 30 të tjera nga donatorë
gjilanasë. Përveç koordinatorit të shoqatës, z. Agim Hyseni, të pranishëm ishin edhe kryetari i
Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, z. Naim Aliu, dhe përfaqësuesi i Zyrës për Çështje
Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, z. Zymer Ramadani, të cilët të pranishmëve iu uruan
Ramazanin e bekuar.
Ky aksion humanitar do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit Ramazan. Ftohen të gjithë të
interesuarit të kontribuojnë me nga 30 euro për një pako ushqimore dhe pagesën mund ta bëjnë
në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Urime muaji i madhërishëm i Ramazanit!
/Agim Hyseni/