Inkurajohen punët që promovojnë paqen dhe tolerancën ndërfetare

 

Kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu, priti përgjegjësin e të drejtave të njeriu në Ambasadën Amerikane z. Oliver Mains si dhe drejtorin regjional të OSBE James Lyon.

Kryetari Aliu i dëshiroj mirëseardhje dhe i njoftoi mysafirët për punën dhe aktivitetet e përditshme të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, e në theks të veçantë për punën e mirë që po bënë bashkësia Islame në kultivimi e tolerancës ndërfetare në Komunën e Gjilanit.

z. Oliver Mains dhe z. James Lyon falënderuan kryetarin e KBI së për pritjen dhe inkurajuan atë për vazhdimin e punëve të mira e në veçanti punët të cilat promovojnë paqen dhe tolerancën ndërfetare, veti me të cilat kosovarët janë të njohur në regjion thuhet në njoftimin e sekretarit Agim Hyseni.