“Uroj që sakrifica, toleranca dhe solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithashtu, uroj që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar Zotit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri ka theksuar Komuna e Gjilanit do të ketë kujdesin e veçantë në koordinim të aktiviteteve të veta zyrtare gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Nga ana e tij, kreu i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar në koordinim të aktiviteteve.
Ai tha se synimi i muajit të Ramazanit është edhe pastrimi i shpirtrave nga urrejtja, xhelozia, egoizmi, pangopësia, dhe të gjitha veprat e liga.
“Agjërimi besimtarët i ngrit në shkallë të lartë të devotshmërisë duke i udhëzuar në vepra të mira, solidaritet mes njerëzve, respekt ndaj njëri tjetrit, duke e forcuar bindjen se vlera e njeriut si krijesë është e njëjtë pavarësisht pozitën, vendin dhe ngjyrën”, ka thënë Aliu./rajonipress/