Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se bashkëpunimi me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan është i vazhdueshëm dhe gjithnjë në shërbim të qytetarëve.
“Bashkëpunimi me institucionin e Bashkësisë Islame në Gjilan është përherë në shërbim të qytetarëve dhe besimtarëve në këtë rast, por edhe të gjithë atyre njerëzve të tjerë, për të cilin edhe BI, por edhe Komuna kanë për obligim të krijojnë kushte më të mira për qarkullim, lehtësim dhe praktikim të besimit fetar. Bashkësia Islame tradicionalisht ka qenë bashkëpunuese dhe i trajtojmë të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve, që përfshin rolin e Komunës. BI është e përfshirë në dy mekanizma, atë të KKSB-së dhe në mekanizmin Referues për Parandalim të Dhunës me bazë të fesë”, ka thënë në fjalën e tij, kryetari Lutfi Haziri, pas takimit.
Ai ka potencuar se Komuna e Gjilanit do të ketë kujdesin e veçantë në koordinim të aktiviteteve të veta zyrtare gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili, fillin me 6 qershor.
Ndërsa, në fjalën e tij kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu ka thënë se me kryetarin pos tjerash është biseduar edhe për bashkëpunim në fushën e infrastrukturës për dy xhami që janë në gjendje më të rëndë të qëndrueshmërisë dhe koordinim për përgatitjet për fillim të muajit të Ramazanit.
“Kemi biseduar për gjendjen në të cilën ndodhen dy xhami në Komunën e Gjilanit. Është fjala për xhaminë në lagjen “Baleci”, dhe për xhaminë tjetër në fshatin Nasalë, për çka kemi marrë gatishmërinë e tij që t’i përfundojmë këto dy objekte. Gjithashtu, një koordinim kemi edhe në aspektin e bashkëpunimit në muajin e Ramazanit”, ka thënë kryetari Aliu, duke e lutur Zotin që të gjithë besimtarëve të cilët do të jenë agjerues të Ramazanit, t’ua shpërblej mundin dhe sakrificën e tyre. /rajonipress/