Gjilani shënon ditëlindjen e Muhamedit a.s.

Në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit në mënyrë solemne në  “ Xhaminë e Madhe“ e ka kujtuar këtë datë me rëndësi historike për besimtarët myslimanë.

Manifestimi tradicional, me rastin e ditëlindjes së  Profetit Muhamed s.a.v.s Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilani nën udhëheqjen e krye imamit Iljaz ef. Mustafa organizoi manifestimin tradicional, këndimin e  Mevludit dhe ligjëratës në lidhje me këtë ditë të rëndësishëm për besimtarët islam të cilën e mbajti prof. Fidan Xhelili.

Mevludi  u këndua nga hoxhallarët: Zijadin Leka, Selim Selimi, Ibrahim Hajdari dhe Burhan Zejnullahu. Duanë e Mevludit e udhëhoqi koordinatori i Medreses “ Allaudin” paralelja e ndarë në Gjilan prof.  Nazim Murseli.

/Admin/