“Sot po fillojmë implementimin e projektit të rikonstruktimit dhe konservimit të varrezave të qytetit Me anë të këtij projekti, do të heqen rrethojat e vjetra dhe do të vendosen rrethoja të reja, sikurse edhe stazat për vizitë të familjarëve për qytetarët që pushojnë këtu. Do të ketë hapësira gjelbruese dhe porta hyrëse të domosdoshme. Po ashtu, do të eliminohet edhe kanali i ujërave atmosferik, i cili ka shkaktuar probleme jashtëzakonisht të mëdha. Me rrethojën e re, ne do të krijojmë hapësirë të varrimit edhe për dy vite. Në emër të kryetarit Haziri e falënderoj Komisionin Eruopian, UNDP-në dhe kryetarin e Bashkësisë Islame për përkrahjen e madhe”, ka thënë Kadriu.
Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka thënë se së bashku me Komunën janë dakorduar që ky financim të bëhet pikërisht në varreza.
“Vlerësimet tona janë se përfitues të këtij projekti janë bashkësitë fetare dhe Komuna. Ne si Bashkësi Islame e kemi gjetur bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe jemi dakorduar që ky financim të jetë në varreza. E falënderojmë Komisionin Europian dhe UNDP-në për këtë projekt kaq të rëndësishëm”, ka thënë Aliu.
Implementimi i këtij projekti kap shumën e mbi 150 mijë eurove, ndërkaq pritet të përfundohet deri në fund të këtij viti. /rajonipress/