Martesa në Islam .1
Martesa në Islam është një marrëdhënie e bekuar mes gruas dhe burrit, në të cilën ata fillojnë një udhëtim të gjerë ku do të ketë dashuri, harmoni, bashkëpunim, tolerancë… All-llahu xh.sh në Librin e Tij thotë: “Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi palën (gratë) nga vetë lloji juaj, ashtuqë të gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. …” (ER RRUM, 21).
Kjo është një nga lidhjet më të forta në të cilën All-llahu xh.sh i bashkon dy partnerët muslimanë, të cilët lidhin kontratë mes veti në bazë të dashurisë, kuptimit dhe bashkëpunimit të tyre, si dhe e krijojnë një familjme muslimane në të cilën do të rriten dhe do të jetojnë fëmijët e tyre. Familja muslimane është komponenta më e fortë e shoqërisë islame kur anëtarët e saj (familjes) janë konstruktivë dhe produktivë, duke u ndihmuar dhe inkurajuar tjerëve për të qenë të drejtë dhe duke u garuar me ata në punët e mira.
Femra e drejtë është shtylla, gurthemeli e bazamenti i familjes muslimane. Ajo konsiderohet si gëzimi më i madh në jetën e mashkullit. Pejgamberi s.a.v.s ka në një hadith të tij ka thënë: “Kjo botë është një argëtim i përkohshëm dhe qetësia më e mirë është gruaja e mirë.” [Muslimi 10/56]
Një grua e mirë është bekimi më i madh që All-llahu xh.sh mund t’ia japë mashkullit, në të cilën ai mund të gjejë prehje. A mundet që gruaja të jetë qetësimi më i mirë në botë? A mundet që ajo të jetë grua e suksesshme në raport me bashkëshortin e saj? Natyrisht që po, edhe atë e arrin kur:
Ajo zgjedh bashkëshort të mirë
Një ndër mënyrat që Islami e ka nderuar gruan është që ajo e ka të drejtën ta zgjedhë atë person që ajo e dëshiron. Prindërit e saj nuk kanë të drejtë ta detyrojnë atë të martohet me dikë që ajo nuk e dëshiron. Femra muslimane e di këtë të drejtë, por ajo nuk e refuzon udhëzimin dhe këshillat e prindërve të saj në rast që dikush ia kërkon dorën e saj për martesë.
Ka shumë argumente të cilat e përkrahin femrën në këto çështje sensitive. E kemi shembullin që Buhariu e transmeton për el Kansa bint Kidam, e cila thotë: “Babai im më martoi me kusheririn e tij, por unë nuk e doja këtë lidhje, kështuqë iu ankova pejgamberit s.a.v.s., e ai s.a.v.s. më tha: “Rrespektoje atë që babai yt e ka vendosur!” Unë pastaj i thashë: “Nuk dua ta pranoj atë që e ka vendosur babai im.” Pastaj ai s.a.v.s. tha: “Atëherë, kjo martesë nuk bën (duhet të shkyhet), ndërsa ti shko e martohu me kë të duash!” Unë pastaj i thashë: “E kam pranuar atë që e ka vendosur babai im, por desha t’ua bëj me dije femrave se baballarët e tyre nuk kanë të drejtë të përzihen në çështjet e vajzave të tyre (t’i detyrojnë të martohen me ata që nuk u pëlqejnë atyre)” [Fet-h el Bari, 9/194]
Në fillim, pejgamberi s.a.v.s. i tha el Kansës që ta dëgjojë babain e saj, e që ashtu edhe duhet të jetë, por kur vërejti se babai i saj kishte tentuar ta martojë atë me forcë, ai s.a.v.s. ia dha asaj lirinë të zgjedhë kë ta dojë (për martesë).
Islami nuk e lejon që femrës t’i imponohet ndonjë barrë e padurueshme, kështu duke i detyruar ato që të martohen me ata (meshkuj) që ato dëshirojnë, sepse ai (Islami) do që martesat të jenë të suksesshme, të bazuara në pajtueshmëri mes njëri-tjetrit (mes partnerëve); duhet të ketë përshtatje edhe në pamjet e tyre fiziologjike, në qëndrime, shprehi, qëllime e kështu me radhë. Nëse diçka nuk shkon si duhet dhe gruaja ka ndjenjë se nuk mund ta dashurojë bashkëshortin e saj sinqerisht ose frikohet të bëjë mëkat të kundërshtojë, e të mos i bindet bashkëshortit të saj të cilin nuk e dashuron, atëherë ajo kërkon shkurorëzim. Kjo konfirmohet kur gruaja e Thabit ibn Kajs ibn Shamas, Xhemilja, motra e Abdullah ibn Ubejdes erdhi te pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i dërgur i All-llahut, s’kam asgjë kundër Thabit ibn
Kajsit lidhur me fenë e tij apo me sjelljen e tij, por urrej të bëj kufër, sepse unë jam muslimane.” Pastaj pejgamberi s.a.v.s. i tha: “A do t’ia kthesh mehrin që ai ta ka dhënë?” Ajo tha: “Po.” Pastaj pejgamberi s.a.v.s. i tha Thabit ibn Kajsit: “Merre mehrin që ia ke dhënë Xhemiles dhe shkurorëzohu nga ajo!” [Fet-h el Bari, 9/395]
Islami e ka mbrojtur humanitetin dhe krenarinë e gruas dhe i ka rrespektuar dëshirat e saj lidhur me zgjedhjen e njeriut që ajo do ta kalojë jetën. Nuk lejohet që askush, kushdo qoftë ai, ta detyrojë gruan të martohet për dikë që ajo nuk e pëlqen.
Ibn Abasi r.a. tregon: “Një etiopiane, emri i së cilës ishte Baria ishte e martuar me një rob, i cili quhej Mughith. Ai aq shumë e donte Barian, saqë vraponte pas saj edhe atë duke qarë. Pejgamberi s.a.v.s. kur e pa tha: “O Abas, a e sheh sa shumë Mughithi e do Barian, ndërsa ajo sa shumë po e urren?” Pastaj pejgamberi s.a.v.s. i tha Barias: “Pse, të paktën, nuk po e shikon Mughithin, oj Baria?” Ajo i tha: “O i dërguri i All-llahut, a po më urdhëron ta bëj një gjë të tillë?” Ai s.a.v.s. tha: “Unë thjesht po mundohem të ndërhyj në këtë çështje.” Ndërsa ajo i tha: “Ai mua nuk më nevojitet.”(4)
Pejgamberi s.a.v.s. ishte thellësisht i prekur nga nga ky akt, gjegjësisht nga ajo dashuri e shastisur nga e mashkullit dhe nga ajo urrejtje e tmerrshme nga e femrës. Ai s.a.v.s. e pyeti atë se për çfarë shkaku nuk i kthehej ajo burrit të saj. Pastaj ajo e pyeti se a ishte obligim ajo që Pejgmaberi s.a.v.s. i tha a po jo, kurse ai s.a.v.s. i tha se ai vetëm kishte dashur të ndërhyjë me fjalë e jo ta detyrojë atë për t’iu kthyer atij (Mughithit).
Le ta dëgjojnë këtë mësim të pejgamberit s.a.v.s. ata prindër që janë kokëfortë dhe zemërgurë dhe ata që i shtypën vajzat e tyre të martohen për meshkuj që ato nuk i dojnë!
Femra muslimane e cila i kupton mësimet islame, vepron në mënyrë korrekte dhe të mençur kur ka të bëjë me zgjedhjen e bashkëshortit. Asaj (femrës muslimane) nuk i intereson pamja e bukur, statusi i lartë, jeta luksoze apo diçka të ngjajshme që zakonisht i tërheqin femrat në përgjithësi. Ajo interesohet rreth asaj se sa ai kujdeset për urdhërat që i ka ndaj All-llahut, për qëndrimin dhe sjelljet e tij, sepse këto janë shtyllat e martesës së suksesshme dhe njëkohësisht janë tiparet më të mira të mashkulit. Mësimi islam dëshmon rëndësinë e këtyre cilësive të një mashkulli potencial, sikurqë Islami e obligon femrën të martohet me ndonjë mashkull që i posedon këto tipare, me qëllim që fitneja mos ta përfshijë shoqërinë në tërësi, sikur që pejgmberi s.a.v.s. në një hadith të tij ka thënë: “Nëse ndokush jua kërkon vajzën tuaj, me fenë dhe sjelljet e të cilit jeni të kënaqur, jepjani atij (vajzën tuaj), e nëse nuk e bëni këtë, çapkënëria do të përhapet në tokë.” [Tirmidhiu, 2/274]
Si mashkulli musliman, që nuk mahnitet me femrat e bukura, të cilat janë rritur në mjedis jo të mirë, ashtu edhe femra muslimane nuk mahnitet prej “plej-boj”-ve, pa marrë parasysh se sa të pashëm janë ata. Më mirë është që femra muslimane të pëlqejë një mashkull që është serioz, besimtar dhe i edukuar mirë, zemra e të cilit është e pastër… Askush nuk është më i përshtatshëm për një grua të mirë sesa burri i mirë dhe s’ka më të përshtatshëm për gruan tekanjoze sesa burri tekanjoz, sikurqë All-llahu xh.sh. ka thënë: “Të këqijat janë për të këqinjtë dhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm.” (EN NUR, 26)
Kjo nuk do të thotë që femra muslimane duhet plotësisht ta injorojë pamjen fizike, e që ta propozojë ndonjë “kandidat” që vërtet nuk është tërheqës. Është e drejta e saj, siç thamë më lartë, që të martohet me atë, prej të cilit zemra e saj do të jetë e mbushur me dashuri dhe të martohet me atë, pamja dhe sjellja e të cilit femra është e kënaqur. Pamja e jashtme nuk duhet të braktiset duke e paguar me natyrën e brendshme ose anasjelltas. Femra duhet ta zgjedhë një mashkull që është tërheqës për të në të gjitha aspektet. Femra e vërtetë muslimane asnjëherë nuk “vërbohet” nga pamja e jashtme dhe ajo asnjëhere nuk i lejon ata që t’ia tërheqin vëmendjen asaj prej zgjedhjen e bashkëshortit potencial për të.
Gruaja muslimane e di që burri e ka të drejtën e kivamës kundrejt saj, siç ka thënë All-llahu xh.sh në Librin e Tij: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu i ka graduar disa prej disave dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prndaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë rrespektuese dhe janë besnike ndaj së fshehtës. E ato që ia keni dro kryelartësinë e tyre, këshilloni, madje edhe largoni nga shtrati (e më në fund) edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat), e nëse ju rrespektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i Larti, më i Madhi.” (EN NISAË, 34).
Besimtarët dhe besimtaret duhet të qëndrojnë të bashkëlidhur mes veti, e në këtë mënyrë ata e kryejnë misionin e tyre që All-llahu xh.sh. ua ka dhënë: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtaërt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, rujtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.” (EL AHZAB, 35).
Për ta arritur këtë akt të të forcimit të martesës dhe për të themeluar një jetë familjare stabile është esenciale që fillimisht të zgjedhet partner i mirë.
Ummu Seleme ibn Milhan është një ndër gratë muslimane që ishin të shquara për karakter të fortë, aspirata të larta dhe largpamësi në rast të zgjedhjes së bashkëshortit. Ajo ishte një prej ensarëve që e përqafuan Islamin. Ajo ishte e martuar për Malik ibn Nadar dhe ishte nëna e Enesit. Kur ajo e përqafoi Islmin, bashkëshorti i saj (Maliku) ishte i hidhëruar ndaj saj dhe e lëshoi atë, por ajo nuk e braktisi Islamin. Pas disa kohësh, ajo dëgjoi se ai (Maliku) kishte vdekur dhe ajo ende ishte në lule të rinisë. Ajo e lindi atë (Enesin) me shpresë të shpërblimit nga All-llahu xh.sh. Pastaj, më vonë, e dërgoi te pejgamberi a.s., kështuqë ai (Enesi) të mësojë prej pejgamberit a.s.
Më pastaj, një prej meshkujve medinas më të bukur, më të pasur, më të fortë erdhi për ta kërkuar atë për grua. Ky ishte Ebu Talha, mirëpo, para se të bëhej musliman. Shumë femra e pëlqenin atë për shkak të pasurisë, fuqisë dhe bukurisë së tij dhe ai mendonte se Ummu Seleme do ta pranonte atë shumë lehtë. Mirëpo ajo vendosshmërisht i tha: “O Ebu Talha, a e di se zoti që ti e adhuron është vetëm një pemë që është rritur në tokë dhe është gdhendur prej një skllavi të fisit Benu…?” Ai i tha: “Po, natyrisht.” Ajo i tha: “A nuk po të vjen turp që t’i gjunjëzohesh një pjese të drurit?” Ebu Talha ishte kokëfortë dhe i ofroi asaj një jetesë luksoze, por ajo përsëri këmbënguli në Islamin e saj dhe i tha: “O Ebu Talha, një njeri sikur ti nuk mundet të hiqet sysh, por ti je jobesimtar, ndërsa unë jam besimtare. Nuk është e lejuar për mua, që të martohem me ty, por nëse e pranon Islamin, unë do ta kisha kërkuar mehrin që më takon.” [Nuk e kam gjetur transmetuesin]
Ai (Ebu Talha) erdhi përsëri ditën tjetër dhe provoi ta joshë me nje dhuratë më të madhe, por ajo përsëri qëndroi ashtu si duhej dhe rezistimi dhe pjekuria e saj vetëm që e zmadhonin bukurinë e saj dhe i tha: “O Ebu Talha, a nuk e di se zoti që e adhuron ti është prej druri dhe është gdhendur prej një skllavi, të cilin (zot) nëse do ta kishe ndezur, do të digjeshte?” Ai u trondit prej fjalëve të saj dhe tha me vete: vallë, a digjet Zoti? Dhe e tha shehadetin… Pastaj Ummu Seleme i tha Enesit: “O Enes, më marto me Ebu Talhan!” Enesi i thirri dëshmitarët dhe martesa u solemnizua.
Ebu Talha ishte aq i lumtur që ishte i vendosur që pasurinë e tij t’ia japë asaj, por ajo ishte grua e sinqertë dhe besimtare. Ajo i tha: “O Ebu Talha, unë u martova me ty për hirë të All-llahut xh.sh. dhe nuk do të marr tjetër prej teje.” Ajo e kishte parasysh se kur Ebu Talha e përqafoi Islamin, jo vetëm që kishte marrë një bashkëshort të mirë, por edhe do të fitonte shpërblim nga All-llahu xh.sh., e ai (shpërblim) ishte më i vlefshëm se 5 deve të kuqe, sikurqë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nëse All-llahu e udhëzon dikë në Islam përmes ty, është më mirë se të kishe fituar deve të kuqe.” [Fet-h el Bari, 7/476]
Këto femra muslimane janë shembuj për të mirë, prej së cilave femrat tjera muslimane do të mund ta mësojnë pastërtinë e besimit, karakterin e fortë dhe mençurinë në të zgjedhurit e bashkëshortit.
Ajo i bindet bashkëshortit të saj dhe e rrespekton atë
Gruaja e vërtetë muslimane gjithmonë i bindet bashkëshortit të saj, përderisa ai (bashkëshorti) nuk bën ndonjë mëkat. Ajo e rrespekton atë dhe gjithmonë është e etur për ta kënaqur atë dhe për ta bërë të lumtur. Nëse ai (bashkëshorti) është i varfur, ajo nuk i ankohet për këtë. Ajo nuk ankohet se ka shumë punë shtëpie, sepse e di që shumë gra që historia islame na tregon fjalë të mira për to, kanë qenë të durueshme dhe të qëndrueshme në duke u shërbyer burrave të tyre dhe duke i mirëmbajtur shtëpitë e tyre përkundër varfërisë dhe vështirësive që kishin. Njëra nga këto gra të moralshme është edhe Fatime el-Zahra, vajza e pejgamberit s.a.v.s dhe gruaja e Ali ibn Ebu Talibit r.a.. Ajo ankohej për dhembjen në duart e saj nga grimcimi i drithërave. Burri i saj, Ali ibn Ebu Talibi r.a. një ditë i tha: “Babai yt ka sjellur disa robëresha, kështuqë shko e kërkoja një për të të shërbyer ty!” Ajo shkoi te babai i saj, mirëpo, turpërohej për t’ia kërkuar atë që donte. Andaj Aliu r.a. shkoi për ta kërkuar një shërbëtore për bijën e tij të dashur, por Pejgamberi a.s. nuk mundte t’i ndihmonte të dahsurve të tij e në anën tjetër t’i shkelë nevojat e muslimanëve tjerë të varfur, kështuqë ai s.a.v.s. erdhi te vajza dhe dhëndrri i tij dhe u tha: “A t’ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më kërkuat? Kur të shkoni në shtrat thuani 33 herë subhanallah, 33 herë elhmadulilah dhe 34 herë All-llahu ekber. Kjo është më mirë për juve sesa t’jua jap një shërbëtore.”
Pastaj ai s.a.v.s. i përshëndeti dhe iku, pasiqë ia dha këtë ndihmë të shenjtë, e cila do t’i bënte që ta harrojnë lodhjen e tyre.
Aliu r.a. filloi t’i thojë fjalët që ia mësoi Pejgamberi s.a.v.s. dhe një herë patë thënë: “Asnjehër nuk i kam ndërprerë këto fjalë që m’i mësoi ai s.a.v.s..” Njëri nga të pranishmit i tha: “As në natën e Sifinit?” Ai tha: “As në natën e Sifinit.” [Fet-h el Bari, 7/71]
Esma binti Ebu Bekr r.a. i shërbeu bashkëshortit të saj el-Zubejrit dhe përkujdesej për shtëpinë. Bashkëshorti i saj kishte një kali, për të cilin ajo përkujdesej duke e ushqyer dhe ushtruar atë. Buhariu dhe Muslimi e tregojnë këtë ngjarje mu me fjalët e saj: “U martova me Zubejrin dhe ai nuk kishte pasuri as skllevër. Unë e ushqeja kalin e tij, duke u përkujdesur dhe ushtruar atë. Unë sillja ujë e bëja bukë për të por nuk mundesha ta piqja, kështuqë disa gra ensare, të cilat ishin të sjellshme, e piqnin atë. I merrja të gjitha hurmat që Pejgamberi s.a.v.s. ia jepte Zubejrit dhe vendi prej të cilit i merrja ato ishte shumë larg shtëpisë sonë. Një ditë isha duke u kthyer me hurmat për në shtëpi. Gjatë rrugës e takova pejgamberin s.a.v.s. i cili ishte me disa shokë. Ai më thirri, pastaj e uli deven e tij që unë të ulesha pas tij (në deve). Më pastaj i tregova Zubejrit për këtë gjë dhe i thashë: “Më erdhi turp se e di që ti je pak xheloz.” Ai më tha: “Për mua, më keq është të të shoh duke i mbajtur hurmat në kokë sesa të ecësh pas tij (Pejgamberit s.a.v.s.).” Më vonë, Ebu Bekri më dërgoi një shërbëtor dhe unë u lirova nga të përkujdesurit e kalit dhe kjo më erdhi sikur të isha liruar nga skllavëria.” [Fet-h el Bari, 9/319]
Gruaja e vërtetë muslimane nuk e kursen veten prej përkujdesjes së shtëpisë dhe bashkëshortit. Ajo i di të drejtat e bashkëshortit të saj kundrejt saj, sikurqë pejgamberi s.a.v.s. për këtë çështje ka thënë: “Asnjë qenie njerëzore nuk lejohet t’i përkulet ndonjë qenieje tjetër njerëzore, por nëse kjo do të kishte qenë e lejuar, do t’i kisha obliguar gratë t’u përkulen burrave të tyre.” [Ahmedi]
Ajsha r.a. një herë e pyeti pejgamberin s.a.v.s.: “Kush ka të drejta më shumë ndaj gruas?” Ai s.a.v.s. tha: “Bashkëshorti i saj.” Ajo përsëri e pyeti: “Kush ka të drejta më shumë ndaj mashkullit?” Ai s.a.v.s. i përgjigj: “Nëna e tij.” [Bazari]
Një herë një grua erdhi te pejgamberi s.a.v.s. për ta pyetur për diçka, me ç’rast ai s.a.v.s. e pyeti: “A je e martuar?” Ajo tha: “Po.” Pastaj ai s.a.v.s. e pyeti: “Si qëndron raporti mes juve?” Ajo tha: “Unë asnjëherë nuk dështoj në detyar e mia.” Ai s.a.v.s. i tha: “Ki kujdes se si sillesh ndaj tij, sepse për shkak të tij ti do të shkosh në Parajsë apo në Ferr.” [Ahmedi]
El Hanbal ibn el Xhevzi në librin e tij “Ahkam el Nisa'” (fq. 331) thotë: “Një njeri me emrin Shuajb ibn Harb agjëronte dhe falej shumë. Ai dëshironte të martohej me një grua dhe asaj i tha: “Unë jam njeri temperament.” Ndërkaq ajo ia ktheu me mençuri: “Ajo që ta largon temperamentin tënd, është më e keqe se ti.” Menjëherë pas këtyre fjalëve, ai e kuptoi se pranë tij po qëndronte një grua e cila ishte intelegjente, e mençur dhe e pjekur. Ai menjëherë i tha: “Ti do të jesh gruaja ime.”
Kjo grua kishte një ujdi të mirë se si duhet të jetë gruaja dhe këtë (ujdi) ia konfirmoi bashkëshortit (tanimë të saj) se do t’ia kishte kuptuar psikologjinë dhe natyrën e tij se çka i pëlqen dhe çka nuk i pëlqen atij. Ajo do të ishte në gjendje ta përfitojë zemrën e tij dhe se do të ishte në gjendje ta mbyllë çdo derë konfliktoze në jetën e tyre. Gruaja e cila nuk i kupton këto realitete, nuk meriton që të jetë grua e suksesshme. Përmes provokimeve të saj, ajo mund ta bëjë bashkëshortin e saj që ta humbë kontrollin e tij, e me këtë rast, ajo do të ishte më e keqe se ai, sepse faktikisht ajo është shkaku direkt për humbjen e këasj kontrolle.
Gruaja e mirë nuk është kështu asnjëherë. Ajo i ndihmon bashkëshortit të saj që (ai) të jetë me karakter të mirë. Kjo e bën bashkëshortin e saj që ta dojë më shumë, sepse të qenurit bashkëshorte e mirë nuk është vetëm lavdërim që mund ta bëjë para shokëve, por njëkohësisht është edhe obligim që All-llahu xh.sh e ka urdhëruar. Nëse e ka kryer me sukses, do të shpërblehet, por nëse ka dështuar, do të ndëshkohet.
Një nga mënyrat më të rëndësishme që gruaja mund t’i bindet bashkëshortit të saj është të rrespektuarit e dëshirave të tij… Sa më shumë që ia plotëson dëshirat, aq më e fortë do të bëhet lidhja e të dyve.
Gruaja muslimane e di që bindja ndaj bashkëshortit të saj, do ta dërgojë atë në Xhennet, sikurqë pejgmaberi s.a.v.s. ka thënë: “Nëse një grua falet pesë herë në ditë, e agjëron muajin e Ramazanit, i bindet bashkëshortit të saj dhe e ruan nderin e saj, në Ditën e Gjykimit do t’i thuhet: Hyn në Xhennet prej cilës derë që dëshiron!” [Ahmedi, Taberani]
Ummu Seleme r.a. ka thënë: “Secila grua që vdes dhe e lë bashkëshortin të kënaqur prej saj, do të hyjë në Xhennet.” [Ibn Maxhe, 1/595]
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “A t’ju tregoj për gratë e juaja në Xhennet? Ato janë fertile dhe të përzemërta. Nëse ju nevrikoseni, ato thonë: “Dora ime është në dorën tënde. Mos më zëntë gjumi përderisa ti nuk je i kënaqur nga unë”.” [Taberani]
Gruaja e vërtetë muslimane e di që Islami e ka shumëfishuar shpërblimin ndaj saj nëse ajo i bindet bashkëshortit të saj dhe gjithashtu ia ka tërhequr vërejtjen çdo femre që devijon nga rruga e të qenurit e bindur ndaj bashkëshortit të saj, sepse në të kundërtën (pra, nëse nuk i bindet), ajo do të jetë mëkatare e do të jetë e mallkuar edhe prej engjujve.
Buhariu dhe Muslimi e shënojnë atë që Ebu Hurejra e ka transmetuar prej pejgamberit s.a.v.s., i cili ka thënë: “Nëse burri e thërret gruan e vet për në shtrat e ajo nuk vjen, engjujt do ta mallkojnë atë grua deri në mëngjes.” [Fet-h el Bari, 9/294]
Mallkimi i engjujve do të bie mbi ato gra që janë të pabindura ndaj bashkëshortëve të tyre. Kjo nuk i përjashton as ato gra që nuk janë të gatshme në rast kur bashkëshortët e tyre i thërrasin. All-llahu xh.sh i mallkon edhe ato gra që vonohen kur bashkëshortët e tyre i thërrasin për në shtrat e ato thonë: “Do të vij…”, “Do të vij…” [Taberani]
Martesa në Islam nënkupton të ruajturit e nderit të gruas e poashtu edhe të burrit. Prandaj detyra e femrës është t’i përgjigjet kërkesave të bashkëshortit të saj… Gruaja muslimane nuk do t’iu kishte shmangur këtyre (detyrave). Rreth kësaj çështje pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nëse burri e thërret gruan e vet në shtrat, le t’i përgjigjet ajo edhe nëse është në deve (d.t.th. edhe nëse është e zënë me punë)” [Bazari]
Mbrojta e nderit të burrit është gjëja më e rëndësishme që gruaja mund ta bëjë, sepse Islami do që burrat dhe gratë të jetojnë në një mjedis i cili është i pastër prej fitneve dhe haramit.
Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Nëse ndokush prej juve mahnitet prej ndonjë gruaje, le të shkojë te gruaja e vet dhe le të ketë kontakt me të…!” [Muslimi, 9/178]
Vërejtja që i bëhet gruas, burri i së cilës është i hidhëruar me të e arrin atë nivel saqë do ta dridhte vetëdijën e çdo gruaje që ka dro All-llahun xh.sh. dhe Ditën e Gjykimit. Asaj i është thënë se namazi dhe punët e saj të mira nuk pranohen përderisa burri i saj nuk është i kënaqur prej saj.
Xhabir ibn Abdullahu transmeton se pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Tre njerëzve nuk do t’u pranohet namazi. I pari është robi jo i bindur, përderisa ta dëgjojë zotëriun e tij. I dyti është pijaneci, përderisa t’i kthehet vetëdija dhe i treti është gruaja, burri i së cilës është i hidhëruar me të.” [Ibn Hibban]
Pejgamberi s.a.v.s. gjithashtu ka thënë: “Nuk është e lejuar për një grua që e beson All-llahun, ta lejojë të hyjë në shtëpi ndonjë person, të cilin burri i saj nuk e do, apo të shkojë dikund ku ai nuk do, apo ta braktisë shtratin, apo ta godasë më grusht atë… Nëse ai është në të padrejtë, ajo duhet t’i afrohet përderisa ai pranon, e nëse pranon, atëherë All-llahu do t’ia pranojë namazin dhe veprat e saj dhe do ta forcojë atë.” [Hakimi, 2/190]
Prej shenjave të bindjes është që ajo nuk agjëron në ditë tjera, përveç se në ato ditë që ai i jep leje (në përjashtim të muajti Ramazan). Tjetër është se ajo nuk e lejon askënd të hyjë në shtëpinë e tij pa lejen e tij. Gjithashtu ajo nuk harxhon prej fitimeve të tij pa lejen e tij. Nëse ajo harxhon diçka pa lejen e tij, atëherë gjysma e shpërblimit (sevapit) do të jetë për të (burrin). Gruaja e vërtetë muslimane i ka parasysh këto mësime, gjegjësisht hadithin që pejgamberi s.a.v.s. e ka thënë: “Nuk lejohet që gruaja muslimane të agjërojë, përveç se me lejen e burrit të saj. Nuk lejohet që ajo ta fusë dikë në shtëpinë e tij pa lejen e tij. Çkado që ajo jep pa e ditur ai, gjysma e shpërblimit (sevapit) do të jetë për të (burrin e saj).” [Muslimi, 7/115]
Nëse një grua jep lëmoshë pa lejen e tij, ajo nuk do të fitojë shpërblim, por përkundrazi ajo do të llogaritet si mëkat. Nëse ajo do të japë në vend të burrit të saj dhe nëse është e sigurtë se po ta dinte bashkëshorti i saj për këtë punë, do ta lejonte, atëherë ajo lejohet të japë lëmoshë, përndryshe jo.
Harmonia mes burrit dhe gruas nuk mund të arrijë përderisa mes tyre nuk ekziston mirëkuptimi reciprok në të gjitha çështjet, gjithashtu asnjëri prej tyre nuk gabon dhe nuk bën telashe, nëpërmjet të cilave është mëse e ditur se dëmtohet dashuria bashkëshortore.
Nëse mashkulli është koprrac dhe harxhon shumë pak për bashkëshorten dhe fëmijët e tij, atëherë asaj (gruas) i lejohet të harxhojë aq sa ka nevojë për veten dhe fëmijët e saj. Më lartë përmendëm se ajo (gruaja) nuk guxon të harxhojë pa leje paraprake, mirëpo ky rast është i veçantë.
Një herë Hind bint Utbah, gruaja e Ebu Sufjanit erdhi te pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i dërguar i All-llahut, Ebu Sufjani është shumë koprrac. Ajo që ai ma jep, nuk mjafton për mua dhe fëmijën tim, kështuqë unë pa dijen e tij marr prej pasurisë së tij.” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Merer atë që ke nevojë për ty dhe fëmijën tënd.” [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja muslimane e kupton përgjegjësinë që Islami ia ka dhënë asaj, të përkujdeset për shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe të përkujdeset për fëmijët e saj, gjithashtu.
Pejgamberi s.a.v.s. në një hadith ka thënë: “Secili prej jush është bari dhe ju jeni përgjegjës për ata që janë nën përkujdesjen tuaj. Sundimtari është bari për popullin e tij, burri është bari për familjen e tij, gruaja është bari për shtëpinë e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj.” [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja e vërtetë muslimane duhet qenë si ajo që i do fëmijët e saj dhe përkujdeset për bashkeshortin e saj. Këto janë dy karakteristikat më të mira që ndonjë grua mund t’i ketë.
Rreth kësaj çështje pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Gratë që më së miri i kalorojnë deveve janë gratë kurejshite. Ato janë shumë të dhembshme ndaj fëmijëve të tyre kur ata (fëmijët) janë të vegjël dhe më të kujdesshmet kundrejt bashkëshortëve të tyre.” [Buhariu dhe Muslimi]
Është nder i madh për gruan që të përkujdeset për bashkëshortin e saj mëngjes e mbrëmje dhe çdoherë të ketë buzëqeshje në fytyrë në raport me të, buzëqeshje kjo e cila atij mashkulli do t’ia mbushte jetën me gëzim, harmoni dhe qetësi shpirtërore. Muslimanet, shembullin më të mirë kanë Aishen r.a. e cila e shoqëronte pejgamberin s.a.v.s. në haxh, duke u përkujdesur për të (pejgamberin s.a.v.s.) mjaft mirë. Ajo e parfumoste atë para se ta veshte ihramin dhe gjente parfumin më të mirë që mundej.
Për këtë çështje Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Aishja r.a. ka thënë: “E kërkoja parfumin më të mirë për pejgamberin s.a.v.s. para se ai e veshte ihramin.” [Muslimi, 8/100]
Pastaj Buhariu dhe Muslimi gjithashtu transmetojnë se Aishja r.a. ka thënë: “Kur pejgamberi s.a.v.s. ishte në i’tikaf (izolim), ai e vënte kokën e tij tek unë dhe unë ia krihja flokët.”
Aishja r.a. i stimulonte gratë muslimane që të përkujdeseshin për bashkeshortët e tyre dhe që t’i njohin të drejtat që bashkëshortët e tyre i kanë mbi to. Ajo këto të drejta i vlerësonte si shumë të rëndësishme saqë në një thënie të saj ajo ka thënë: “Oj gra, nëse do t’i kishit ditur të drejtat që burrat e juaj i kanë mbi ju, do t’ia kishit fshirë pluhurin e tyre që e kanë në shputa edhe atë me fytyrë.” [Ibn Hibban]
Kjo është një shprehje gjallëruese për ta treguar rëndësinë e të drejtave që gruaja duhet t’i rrepektojë në raport me bashkëshortin e saj. Aishja r.a. gjithashtu donte t’i tregojë grave muslimane që arroganca dhe kokëfortësia nuk duhet të ekzistojë në zemrat e tyre, sepse vërtet këto dyja janë shkatërruese të forta të jetës bashkëshortore.
Para se të martohej vajza e Abdul Malikut, e cila posedonte një mençuri të rrallë, i tha: “Oj vajza ime, po t’i jap disa këshilla, të cilat mund të të vlejnë gjatë tërë jetës:
Ji e gatshme kur ai është afër ty dhe bindju atij.
Kontrollohu se a të vjen era e mirë dhe a dukesh mirë.
Përgatitja ushqimin në kohë dhe mos bën zhurmë kur ai është duke fjetur.
Përkujdesu për pasurinë dhe fëmijët e tij.
Asnjëherë mos i demasko sekretet e tij dhe mos iu kundërvepro dispozitave (dëshirave) të tij.
Ki kujdes, oj bija ime! Duhet të ta gëzosh kur ai është i mërzitur dhe mos trego fytyrë të keqe para tij kur i është i lumtur.
Shfaqi atij sa më shumë rrespekt që mundesh dhe pajtohu me të sa më shumë që mundesh, kështuqë ai do të ketë dëshirë të bisedojë dhe të qëndrojë bashkë me ty.
Dije, oj bija ime, se nuk mund të arrish asgjë përderisa kënaqësinë e tij ta vësh para tëndes! Dhe dhashtë Zoti të zgjedhë çka është më mirë për ty dhe të të mbrojë.”
Ajo, pastaj, u martua me bashkëshortin e saj dhe martesa e tyre ishte shumë e suksesshme; ajo lindi fëmijë që u bënë mbretër. Kjo këshillë, në mëryë të qartë përfshinte thuajse çdo gjë që një vajzë e re do të duhej të dinte për ta trajtuar bashkëshortin e saj siç duhet.
Nëse ajo është e pasur, gruaja muslimane nuk lejon që pasuria e saj ta vërbojë kundrejt të drejtave të bashkëshortit të saj.
Zejnebja, gruaja e Abdullah ibn Mes’udit r.a. tregon: “Pejgamberi s.a.v.s na tha: Oj gra, jepni lëmoshë, qoftë edhe sa një pjesë e vogël prej stolive tuaja!” Ajo më pastaj tha: “Shkova te Abdullah ibn Mes’udi dhe i thashë: Ti ke pasuri të vogël, ndërsa pejgamberi s.a.v.s. na ka porositur neve që të japim lëmoshë, kështuqë shko e pyete atë se a është e lejueshme që ty të jap lëmoshë! Nëse lejohet, do të të jap nga pasuri ime, e nëse jo, atëherë do t’ia jap dikujt tjetër.” Abdullahu tha: “Jo, shko ti e pyete për këtë punë!” kështuqë unë shkova e e gjeta një grua të ensarëve aty, e cila poashtu kishte të njëjtën pyetje. U turpëruam shumë të hyjmë për shkak se kishim rrespekt, në ndërkohë erdhi Bilalli dhe i thamë: Shko dhe
pyete pejgamberin s.a.v.s. se a është e lejuar që ne t’i japim lëmoshë bashkëshortëve tanë, por mos i trego se kush të ka thënë ta pyetësh! Bilalli shkoi dhe e pyeti për këtë çështje dhe pyeti se kush i kishte thënë ta pyeste. Bilalli i tha: Zejnebja dhe një ensare. Pejgamberi s.a.v.s. i tha: Ato do t’i kenë dy shpërblime. Njëri është për shkak se dojnë ta mirëmbajnë lidhjen e tyre me bashkëshortët e tyre dhe shpërblimi i dytë është për lëmoshën.” [Fet-h el Bari, 3/328]
Gruaja e vërtetë muslimane është gjithmonë e kujdesshme për të shprehur falënderim për atë që All-llahu ia ka dhënë, gjegjësisht për jetën e lehtë dhe të mirë dhe ajo asnjëherë nuk e humb durimin nëse ndeshet me ndonjë vështirësi. Ajo nuk e harron paralajmërimin që e ka thënë pejgamberi s.a.v.s. se shumica e banorëve të Xhehenemit do të jenë gra, kështuqë ajo (gruaja muslimane) kërkon strehë tek All-llahu për të mos u bërë njëra prej tyre.
Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga ibn Abasi se pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Oj gra, jepni lëmoshë, sepse shumicën e banorëve të Xhehenemit i kam parë gra. Të pranishmit pyetën: Pse kështu o i dërguar i All-llahut? Ai tha: Sepse ata mallkojnë shumë dhe nuk janë falënderuese ndaj trajtimit të mirë që bashkëshortët e tyre ua bëjnë.”
Kur gruaja muslimane mendon rreth këtij hadithi, i cili e përshkruan fatin e shumë grave në Ahiret, ajo gjithmonë shikon të mos bie në këtë mëkat, përkatësisht të mos jetë prej atyre që nuk e falënderojnë të mirë, në këtë rast të mirat që i vijnë nga bashkëshorti i vet. Përveç kësaj, ajo edhe shpejton që të japë lëmoshë, ngaqë pejgamberi s.a.v.s. i porositi të gjitha gratë ta bëjnë këtë punë, me shpresë që kjo/ky (lëmoshë/falënderim) sadopak t’i shpëtojë asaj që u tha më lartë (dmth të mos jenë prej banorëve të Xhehenemit). Gruaja muslimane, si pqrditshmëri e merr shembullin më të mirë në rast kur duhet shprehur rrespekt bashkëshortit.
Historia e grave muslimane është përplot me tregime të këtilla kur ka të bëjë me rrespektin që duhet treguar ndaj bashkëshortit. Një prej atyre grave është Esma bint Umejs, e cila ishte migruesja e parë për në Medine. Ajo ishte e martuar me Xhafer ibn Ebu Talibin, pastaj me Ebu Bekrin, pastaj me Aliun, All-llahu qoftë i kënaqur me gjithë këta. Një ditë , djemtë e saj Muhamed ibn Xhaferi dhe Muhamed ibn Ebu Bekri po garonin me njëri-tjetrin, secili prej tyre duke thënë: “Unë jam më i mirë se ti dhe babai im është më i mirë se ti.” Aliu r.a. i tha Esmas: “Gjyko mes tyre oj Esma!” Ajo tha: “S’kam parë mes arabëve njeri më të mirë se Xhaferi dhe s’kam parë njeri më të matur sesa Ebu Bekri.” Aliu r.a. i tha: “Nuk the asgjë për mua dhe po të kishe thënë diçka më shumë se çka the, do të të kisha urryer!” Esma ia ktheu: “Këto janë tre më të mirët e edhe ti je një prej tyre edhepse je në vendin e tretë nga ato.” [El tabakat el kubra, 7/208-209]
Është për t’u habitur se çfarë përgjigje elokuente i dha kjo gura e mençur atij! Ajo ia dha secilit bashkëshort të saj (të mëparshëm) atë që e meritonin dhe e kënaqi Aliun r.a., edhepse ai ishte më i pakëti, ajo prapëseprapë e futi në grupin e më të mirëve.
Ajo e trajton familjen e tij me dashamirësi
Një nga mënyrat me të cilat femra muslimane tregon rrespekt kundrejt bashkëshortit të saj është të rrespektuarit e familjes së tij, e veçanërisht nënës së tij. Ajo e kupton se personi që ka më shumë të drejta mbi gruan është bashkëshorti i saj, ndërsa të drejtë më shumë ndaj mashkullit është nëna e tij (siç është cekur në shkrimin e mëparshem). Ajo i ndihmon atij (bashkëshortit të saj) për ta rrespektuar nënën e tij (vjehrrën) e edhe ajo mëvetësisht i ndihmon asaj dhe e rrespekton gjithashtu. Në këtë mënyrë ajo do të pëlqehet nga bashkëshorti i vet. Një mashkull të mirëfilltë, asgjë nuk mund ta kënaqë më shumë sesa të shohë mirëkuptim reciprok mes bashkëshortes dhe familjes së tij dhe anasjelltas…
Gruaja mund të testohet nga vjehrra e saj apo edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes së bashkëshortit të saj, e ajo obligohet që t’i përmbahet këtij “testi” dhe t’i trajtojë ato (familjarët e
bashkëshortit) në mënyrën më të mirë, e ky (durim) kërkon mençuri, njerëzi, diplomaci dhe aftësi që e keqja të kthehet me të mirë, e kjo padyshim është aftësi e mirë. Në këtë mënyrë ajo do ta ruajë balansin e raporteve mes: asaj – atij dhe asaj – familjes së tij.
Islami e ka rregulluar lidhjen bashkëshortore duke ia dhënë detyrat dhe të drejtat secilit bashkëshort veçmas. Detyrat e gruas për t’u përkujdesur dhe për ta nderuar bashkëshortin e vet janë të balancuara me të drejtat që ajo i ka mbi të (bashkëshortin e vet), e prej tyre do të ishin: Ai duhet t’ia mbrojë nderin dhe dinjitetin e saj nga të gjitha llojet e përqeshjes, poshtërimit, apo tiranisë.
Një prej detyrave të mashkulli musliman i ka ndaj bashkëshortes së tij është që ta plotësojë rolin e tij – “kaôôamit” (të qenurit mbajtës financiarisht dhe mbrojtës). Ky është një rol i cili duhet të përmbushet nga kryefamiljari i suksesshëm. Një mashkull i llojit të këtillë ka fisnikëri, qëndrim të lavdëruar, tolerancë dhe nuk është vërejtës i gabimeve të vogla. Ai i rrespekton ndjenjat e bashkëshortes së vet dhe e bën atë të ndjehet se edhe ai duhet të ketë përgjegjëesi në punët mirëmbajtëse shtëpiake.
Martesa në Islam .2
Ajo e bën veten të dashur ndaj bashkëshortit tësaj
Gruaja e vërtetë muslimane është gjithmonë tenton dhe dëshiron ta fitojë dashurinë e bashkëshortit të saj dhe ta kënaqë atë. Ajo i flet atij fjalë të sjellshme dhe jo fjalë mërzitëse. Ajo i sjell atij lajme të mira, por lajmet e këqija mundohet t’i fshehë sa më shumë që mundet, apo ia tregon në atë kohë që është më e përshtatshme për të. Nëse ajo e vëren se lajmin e keq duhet patjetër t’ia tregojë bashkëshortit, atehërë ajo e gjen kohën më të duhur për ta bërë atë. Kështu “godtija” do të ishte më e lehtë për të (bashkëshortin). Kjo me të vërtetë është një aftësi e mire dhe njëkohësisht e rrallë sepse gjendet vetëm tek femrat e mençura.
Shembull i këtillë prej femrave muslimane ishte Aishja r.a. e cila iu afrua pejgamberit s.a.v.s. atëbotë kur pejgamberi s.a.v.s. u pat larguar prej tyre për një muaj. Ai s.a.v.s. pat thënë: “Nuk do t’iu afrohem atyre për një muaj!” Kur kaluan 29 ditë, ai së pari erdhi te Aishja r.a.. Ajo i tha: “U betove se do të qëndrosh për një muaj larg nesh dhe vetëm 29 ditë kanë kaluar, i kam numëruar një nga një.” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Ky muaj i ka pasur 29 ditë.” [Fet-h el Bari, 5/116]
Kur Aishja r.a. i tregoi pejgamberit s.a.v.s. se i kishte numëruar 29 ditët, kjo ishte një shenjë e pastër që e shfaqte dashurinë e Aishes kundrejt bashkëshortit të saj (pejgamberit s.a.v.s.) se si ajo e kishte numëruar kohën nga malli që e kishte pasur për pejgamberin s.a.v.s.. Kjo që e tha Aishja, pejgamberin s.a.v.s. e gëzoi edhe më shumë, kështuqë kur iu khtye bashkëshortëve të tij, filloi së pari me të.
Gruaja muslimane e vërtetë i njeh dhe i heton pëlqimet dhe shprehitë e bashkëshortit të saj dhe mundohet që (atyre pëlqimeve dhe shprehive) t’u qëndrojë si duhet, me qëllim që martesa e tyre të mos shkatërrohet. Është rrëfyer se Shurejhi ishte martuar me një femër nga fisi Benu Handhale. Në natën e tyre të martesës, secili prej tyre i falën dy rekate dhe e lutën All-llahun që t’i bekojë ata. Pastaj ajo iu kthye Shurejhut dhe i tha: “Unë jam e huaj dhe nuk di shumë për ty. Më trego se çka pëlqen, kështuqë do ta bëj atë dhe tregomë se çka nuk pëlqen dhe do të shmangem nga ajo.” Shurejhi ka thënë: “Ajo ka qëndruar me mua për 20 vite dhe asnjëherë nuk është dashur ta qortoj, përveç se në një rast e edhe në atë rast unë isha gabim.”
Kjo është gruaja plot rrespekt ashtu siç e do Islami, e përgjegjshme për shtëpinë e tij dhe lojale ndaj bashkëshortit të saj dhe gjithmonë e kujdesshme për ta mabajtur në këmbë lidhjen me bashkëshortin e saj. Nëse diçka e çrregullon martesën e tyre, ajo nxiton ta qetësojë situatën me mirëkuptimin dhe dashurinë e saj të sinqertë. Ajo nuk e dëgjon pëshpëritjen e djallit, i cili e nxit të bëjë keq dhe ajo asnjëherë nuk nxiton të kërkojë shkurorëzim nga bashkëshorti i saj. Pejgamberi s.a.v.s. u dha vërejtje atyre grave që kërkojnë shkurorëzim pa ndonjë arsye legjitime se mund të mos e ndjejnë
aromën e Parajsës: “Nëse ndonjë grua i kërkon shkurorëzim bashkëshortit të saj pa ndonjë arsye të fortë, nuk do të ndiejë aromën e Parajsës.” [Tirmidhiu, 2/329]
Ajo nuk i demaskon sekretet e tij
Gruaja e ndershme nuk i demaskon sekretet e bashkëshortit të saj dhe i tregon askujt për atë që e flet me bashkëshortin e saj. Ajo asnjëherë nuk do të kishte rënë në nivelin e atyre grave që të tregojnë gjithçka që flasin me bashkëshortët e tyre. Ajo gjithashtu asnjëherë nuk do të kishte pranuar që të jetë në mesin e atyre grave që pejgamberi s.a.v.s. i ka përmendur në hadithin e tij: “Njerëzit më të keqë në Ditën
e Gjykimit janë ata që njerëz që…, ai mashkull që i zbulon sekretet e bashkëshortes së tij dhe ajo femër që i demaskon sekretet e bashkëshortit të saj.” [Muslimi, 10/8]
Janë disa sekrete, demaskimi i të cilëve nuk prish shumë punë, mirëpo prapëseprapë të demaskuarit e tyre është i keq dhe i papranueshëm. Të mbajturit e sekreteve ashtu si janë (të patreguara) është një punë shumë e vlefshme, ndërkaq të demaskuarit e tyre është një gabim trashanik, gabim ky prej të cilit nuk mundet shumëkush nuk mundet të jetë imun. Përjashtim është rasti i pejgamberit s.a.v.s. kur ai ia pat besuar një sekret Hafsës, e kjo ia tregoi Aishes, e ky (demaskim) çoi deri në një haos në shtëpinë e pejgamberit s.a.v.s., kështuqë ai s.a.v.s. u largua prej grave të tij për një muaj meqë ishte shumë i hidhëruar prej tyre. [Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerët]
Gjithashtu në lidhje me këtë çështje ishte shpallur ky ajet: “(Përkujto) kur pejgamberi njërës prej grave të veta ia kumtoi një lajm fshehurazi një lajm, e kur ajo e tregoi atë (lajm), e All-llahu ia tregoi (pejgamberit të Tij) për (zbulimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri asaj me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë ( gruan) me atë që atë (që i kishte treguar), ajo tha: E kush ta tregoi ty këtë? Ai tha: Më tregoi i Gjithëdijshmi, Njohësi i të fshehtave!” (ET TAHRIM, 3)
Një nga bekimet më të mëdha që All-llahu i Lartësuar ia ka dhuruar muslimanëve në veçanti dhe njerëzimit në përgjithësi është se Ai jetën e pejgamberit s.a.v.s. e ka bërë si libër të hapur, në të cilin (libër) mund të mësohet besimi i tij dhe aplikimi i tij në jetën praktike. Asgjë nuk është sekrete as e fshehur. Çështjet dhe ndodhitë që njerëzit i mbajnë sekret, në Kur’an dhe Sunet janë të sqaruara, madje edhe dobësitë njerëzore që nuk mund të shmangen. Të gjitha këto (çështje) janë të sqaruara me qëllim që njerëzit ta shohin dritën prej errësirës dhe të drejtën prej jo të drejtës.
Shokët e pejgamberit s.a.v.s., All-llahu qoftë i kënaqur me gjithë ata, e kuptonin se jeta e pejgamberit s.a.v.s. ishte plotësisht e përkushtuar ndaj All-llahut të Lartësuar dhe mesazhit të Tij, kështuqë pse ata të mbajnë diçka fshehtë prej jetës së tij? Tregimet që janë rrëfyer rreth jetës së tij, shtëpisë së tij dhe grave të tij paraqesin aplikim praktik të fjalëve të thëna nga ai prej më parë dhe për këtë arsye, shokët e tij e transmetonin jetën e tij në detaje. Këtu vlen të thuhet se atyre nuk u shpëtonte asnjë aspekt prej jetës së tij pa u analizuar dhe transmetuar, qoftë nëse ai (aspekt) ishte i madh apo i vogël. Kjo njëherit është një mënyrë që All-llahu i Lartësuar e bëri me qëllim që jeta e të dërguarit të Tij të jetë regjistrohet dhe të memorizohet, duke përfshirë detaje të sakta.
Ajo qëndron pranë tij dhe i ofron ndihmë
Një nga ligjet që All-llahu i Lartësuar i ka vënduar në këtë jetë është që meshkujt dhe femrat duhet të bashkëpunojnë së bashku për ta kultivuar dhe populluar llojin njerëzor e gjithashtu edhe për t’i prirë punëve që kjo jetë është e karakterizuar. Meshkujt nuk mund të veprojnë pa femrat por edhe anasjelltas. Prandaj, Ligji islam i mëson meshkujt që të bashkëpunojnë me gjininë e tyre të kundërt. Islami i jep kurajo mashkullit që t’i ndihmojë bashkëshortes së vet sa më shumë që mundet. Pejgamberi s.a.v.s., i cili është shembull për gjthë muslimanët, i ndihmonte dhe i shërbente familjes së tij.
Islami ashtu sikurse pret nga burri që t’i ndihmojë gruas së vet rreth punëve të shtëpisë, ashtu pret edhe prej gruas që t’i ndihmojë bashkëshortit të saj rreth punëve të tij dhe t’i ofrojë ndihmë aty ku mendon se mendimi i saj është më i përshtatshëm.
Historia na tregon se gratë muslimane radhiteshin në aradhat luftarake së bashku me meshkujt, për të luftuar në rrugën e All-llahut. Ndërkaq disa të tjera, sjellnin ujë për pirje, për pastrim, kujdeseshin për të plagosurit e kështu me radhë. Përkundër që kujdeseshin për të tjerët, ato gjithashtu dinin të mbahen fort kur familjarët e tyre (qoftë bashkëshorti ose biri) binin shehid të luftës.
Në anën tjetër, kontributi i grave në jetën publike nuk ishte vetëm gjatë betejës së luftës, ato (gratë) qëndronin me burrat e tyre edhe gjatë kohës së paqes, që është shumë normale, duke i ofruar mendime të tyre që shpesh dilnin të vlefshme… I qetësonin zemrat e tyre kur nevrikoseshin dhe në rast të ndonjë vështirësie.
Historia na tregon shumë meshkuj të cilët kanë marrë këshilla nga bashkëshortet e tyre dhe kanë punuar sipas tyre. Një prej tyre është edhe pejgameberi s.a.v.s. i cili i dëgjontë këshillat e Kadijes, Umu Sulejmes, Aishes dhe grave tjera që i kishte në pronën e vet.
Femra e sinqertë muslimande e kupton barrën që Islami e ka vënë mbi shpatullt e saj, duke e obliguar atë që të jetë bashkëshorte e mirë ndaj bashkëshortit të saj, të përkujdeset për atë, ta kënaqë atë. Ajo nuk e kursen këshillën e saj kur e sheh se bashkëshortit të saj i duhet ajo (këshilla) dhe ajo asnjehrë nuk heziton t’i qëndrojë pranë.
Hatixhja r.a. ishte një shembull i femrës që ndikoi tek bashkëshorti i vet. Kur pejgamberit s.a.v.s. i zbriti pjesa e parë e Shpalljes, ai dridheshte dhe asaj i tha: “Më mbulo, më mbulo!” Ajo nxitoi t’ia ofrojë ndihmën dhe përkrahjen e saj. Buhariu dhe Muslimi e rrëfejnë tregimin e Aishes r.a. rreth asaj se si Shpallja filloi dhe mënyrën mahnitëse që Hatixhja r.a. sillej me bashkëshortin e saj: “Shpallja filloi në një formë të ëndrrëse cila shpejt u realizua. Pastaj ai e pëlqente veçimin, kështuqë shkonte në shpellën Hira. Papritmas e Vërteta erdhi në atë shpellë. I erdhi engjlulli dhe i tha “lexo!” Ai i tha: “Nuk di të lexoj.” Pejgamberi s.a.v.s. thoshte: “Engjulli më përqafoi dhe më shtrëngoi saqë përafërsisht më ra të fikët, pastaj më lëshoi dhe më tha: “lexo!” Unë i thashë: “Nuk di të lexoj.” Engjujt më përqafuan dhë më shtrënguan për të dytën herë saqë m’u duk se më ra të fikët, pastaj më liruan dhe më tha: “lexo!” Unë përsëri i thashë se “Nuk di të lexoj” Për të tretën herë më përqafuan dhe më shtrënguan aq fort saqë m’u duk se më ra të fikët dhe më tha: “lexo!” Unë prapë i thashë se “Nuk di të lexoj” Pastaj engjulli tha: “Lexo me emrin e Zotit tënd i Cili krijoi (çdo gjë)! E krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo se Zoti yt është më Bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte” (EL ALAK, 1-5).
I dërguari i Zotit erdhi te Hatixhja duke u dridhur dhe i tha: “Më mbulo, më mbulo!” Ajo e mbuloi dhe pushoi derisa u qetësua dhe pastaj i tha: “Oj Hatixhe, çfarë po ndodh me mua?” Më tutje ai s.a.v.s. i tregoi se çfarë kishte ngjarë dhe tha: “Frikësohem për veten time.” Hatixhja i tha: “Jo, mos u dëshpëro për hirë të All-llahut të Lartësuar, pasiqë Ai asnjëherë nuk do të të kishte braktisur. Për Zotin, ti i mban lidhjet me familjarët, e flet të vërtetën, u jep nevojtarëve, i nderon mysafirët.” Ajo pastaj e dërgoi te Navfal ibn Asad ibn Abdul Uza, i cili ishte kushëriri i saj. Ai ishte krishter. E dinte shkrim – leximin arab. Ishte i moshuar dhe i verbër gjithashtu. Hatixhja i tha: “O xhaxha, dëgjoje nipin tënd!” Ibn Navfali tha: “Çfarë ka ngjarë, o bir i vëllait tim?” I dërguari i All-llahut i tregoi se çfarë kishte ndodhur, kurse ibn Navfali ia ktheu: “Ky është el-Namusi (Xhibrili) i cili iu pat dërguar Musait. Dëshiroj të jem i gjallë kur njerëzit do të të kundërshtojnë.” I dërguari i All-llahut ia tha: “Vallë, a do të më kundërshtojnë ata?” Ibn Navfali pastaj ia ktheu: “Po. Secili që ka ardhur me atë që ke ardhur ti, ka qenë i kundërshtuar. Nëse jam i gjallë atë ditë (kur do të të kundërshtojnë), do të të ndihmoj me tërë qenien time.” [Fet-h el Bari, 1/23]
Kjo fjalë ishte një shenjë e fortë e mençurisë dhe karakterit të Hatixhes r.a.. Ajo e njihte karakterin e pejgamberit s.a.v.s., sjelljen dhe pastërtinë shpirtërore të tij dhe kjo e bëri atë të sigurtë se All-llahu i Lartësuar kurrë nuk do ta kishte braktisur një njeri të tillë. Ajo e dinte se pas kësaj ngjarjeje madhështore qëndronte diçka që All-llahu i Lartësuar e kishte përgatitur për të dërguarin e Tij.
Nëna e parë e besimtarëve, Hatixhja r.a., ishte një këshilluese e sinqertë në rrugën e All-llahut të Lartësuar. Ajo tanimë e kishte fitur statusin si personi i parë që e kishte besuar All-llahun e Lartësuar dhe të dërguarin e Tij. Ajo qëndronte pranë të dërgurit të All-llahut të Lartësuar duke i ndihmuar dhe përkrahur atë.
Ibn Hishami në jetëpërshkrimin e tij për pejgamberin s.a.v.s. thotë: “Hatixhja besonte në atë që iu shpallte Muhammedit a.s.. Një prej mënyrave nga të cilat All-llahu i ndihmonte të dërguarit të Tij ishte edhe kjo (dmth ndihma që i ofrohej nga Hatixhja). Kurdoherë që ai s.a.v.s. dëgjonte ndonjë fjalë të keqe, shkonte pranë saj dhe gjente ngushëllim. Me ç’rast ajo e inkurajonte për të qenë i durueshëm dhe ia shtonte bindjen në misionin madhështor që e bartte në supe.” [Ibid., 1/257]
Ajo ishte femër që gjithmonë e fliste të vërtetën dhe këtë barrë e bartte në mënyrë të sinqertë. Andaj nuk është aspak për t’u çuditur se ajo e fitoi kënaqësinë e Zotit të Lartësuar dhe ta meritojë nderimin që Ai ia bënte asaj. Zoti i Lartësuar këtë Porosi (kënaqësinë e Tij ndaj saj) ia dëgoi përmes dy të dërguarve të Tij, Xhibrilit dhe Muhamedit s.a.v.s. të cilët i dhanë lajme të mira, përkatësisht lajmin se ajo do ta ketë një shtëpi në Parajsë, siç qëndron në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra: “Xhibrili erdhi te pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: O i dërguar i All-llahut, Hatixhja është duke ardhur te ti me disa enë me ushqim dhe pije. Kur të vijë, njoftoje atë se Zoti i saj ia ka ndërtuar një shtëpi në Parajsë, në të cilë nuk ka as zhurmë as vështirësi.” [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja e vërtetë muslimane punon punë të dobishme për vete dhe për bashkëshortin e vet si dhe i ndihmon atij në rast nevoje. Në këtë mënyrë ajo, me punën që e bën, shërben si ndihmë për bashkëshortin e saj dhe njëkohësisht e përfiton rrespektin e tij kundrejt saj.
Tregim tjetër rreth dhënies së këshillës nga ana e femrës është në ngjarjen e reagimit të muslimanëve në marrëveshjen e Hudejbisë në një anë dhe reagimi i Ummu Sulejmes në anën tjetër, i cili (reagim) demonstroi mendjemprehtësi të thellë dhe mençuri të mrekullueshme.
Ummu Sulejm ishte njëra prej atyre që e shoqëronin pejgamberin s.a.v.s. kur ai shkoi në Meke për ta bërë Umren. Ky udhëtim ishte ndërprerë nga kurejshët, të cilët e ndaluan pejgamberin s.a.v.s. dhe shokët e tij për të arritur deri në Qabe. Marrëveshja e Hudejbisë ishte nënshkruar mes pejgamberit s.a.v.s. dhe kurejshëve. Në të thuhej se do të ndërpriteshin përleshjet për 10 vite të tëra. Gjithashtu thuhej se nëse dikush prej kurejshëve vjen te pejgamberi s.a.v.s. pa lejen e tij, ai duheshte të kthehej e kështu me radhë…
Pejgamberit s.a.v.s. All-llahu i Lartësuar ia bëri me dije se kjo marrëveshje është në dobi të muslimanëve edhepse dukej se është jo e drejtë për ta.
Shokët e tij ishin të lemerisur kur e kuptuan përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje. Atyre iu dukej si e padrejtë. Ummer ibn el Hattabi i shprehi ndjenjat e tij kur shkoi te Ebu Bekri dhe i tha: “Vallë, a nuk është ai i dërguari i All-llahut? – Po. A nuk janë ata politeistë? – Po. Pse ta pranojmë këtë marrëveshje kur është poshtëruese për fenë tonë?” – O Umer, ndiqi urdhërat e tij! Betohem se ai është i dërguari i All-llahut. – Gjithashtu edhe unë betohem se ai është i dërguari i All-llahut.” Pastaj Umeri shkoi te pejgamberi s.a.v.s dhe ia parashtroi disa pyetje të ngjajshme sikurse Ebu Bekrit, por kur e pyeti se “pse ta pranojmë këtë marrëveshje kur është poshtëruese për fenë tonë?”, pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Asnjëherë nuk e shkeli urdhërin e Tij dhe Ai asnjëherë nuk do të më kishte braktisur.” [Fet-h el Bari, 6/281] Me këtë rast Umeri kuptoi se nxitimi i tij për ta kundërshtuar marrëveshjen ishte gabim. Kur pejgamberi s.a.v.s. e kishte miratuar marrëveshjen, u tha shokëve të tij që të ngriten mirëpo asnjëri prej tyre nuk lëvizi. Tri herë u tha atyre të lëvizin, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e bëri atë. Pejgamberi s.a.v.s pastaj shkoi te bashkëshortja e tij Umu Sulejm dhe i tregoi se me çka u ballafaqua. Ndërkaq ajo me mençurinë e saj i tha: “O i dërguar i All-llahut, shko dhe mos ju fol derisa ta kesh prerë kafshën (kurbanin) tënde dhe t’i qethësh flokët e tua.”
Pejgamberi s.a.v.s. e mori këtë këshillë nga ajo dhe veproi sipas saj. Kur shokët e tij e panë këtë, u vërsulën për t’i prerë kurbanet e tyre dhe për t’ia qethur flokët njëri – tjetrit saqë për pak sa filluan të grindeshin ndërmjet veti nga shqetësimi se nuk e dëgjuan fjalën e të dërguarit të All-llahut. Pas kësaj (tollovie) besimtarët erdhën në vete dhe u bindën në atë se ajo marrëveshje ishte për të mirën e besimtarëve. Si shkak i kësaj, më vonë dhe atëherë, shumë njerëz e pranuan Islamin.
Ajo e inkurajon atë për të dhënë për hir të All-llahut
Mënyrë tjetër me të cilën gruaja e vërtetë muslimane e përkrah bashkëshortin e vet është me rastin kur ajo e inkurajon atë në dhënie të lëmoshës për hirë të All-llahut të Lartësuar dhe për të mos shpenzuar të holla në gjëra dhe mjete ekstravagante.
Gruja e mirë gjithmonë vetëm se çka është e mirë për bashkëshortin e vet, andaj i thotë atij që të bëjë punë të mira dhe të hijshme
Një prej tregimeve të transmetuara rreth inkurajimit që kanë bërë gratë muslimane kundrejt bashkëshortëve të tyre është rasti (tregimi) i Umul Dahdasë. Kur bashkëshorti i saj shkoi te ajo dhe i tregoi se kishte dhënë lëmoshë në atë kopsht në të cilin kishin jetuar ajo dhe fëmijët e saj me shpresë se që në Parajsë të fitojë disa hurma, ajo i tha: “Ti ke bërë një punë të madhe, ti ke bërë një punë të madhe!” Pejgamberi s.a.v.s. e komentoi këtë rast dhe tha: “Sa hurma Abdul Dahdai do të ketë në Parajsë?” dhe këtë e përsëriti disa herë. [Ahmedi dhe Taberani]
Ajo i ndihmon atij për t’ju bindur All-llahut
Një nga cilësitë e gruas është se ajo i ndihmon bashkëshortit të vet që t’i bindet All-llahut të Lartësuar edhe atë në mënyra të ndryshme, e prej tyre (formave) janë që i thotë të qëndrojë zgjuar gjatë natës dhe të falë namaz vullnetar. Duke e bërë këtë ajo bën një punë të shkëlqyer. E me këtë, ajo bën që bashkëshorti i saj dhe ajo vetë të jenë të dy nën Mëshirën e All-llahut të Madhërishëm.
Pejgamberi s.a.v.s. e dha një skicë të mrekullueshme për çiftet e martuara. Atë hadith e transmeton Ebu Hurejra r.a. i cili thotë: “I dërguari i All-llahut tha: All-llahu e mëshiroftë mashkullin i cili zgjohet natën për t’u falur e gjithashtu e zgjon edhe bashkëshorten e tij për t’u falur, e nëse ajo refuzon një gjë të tillë, ai e spërkat me ujë në fytyrë të saj. Njëashtu All-llahu e mëshiroftë femrën e cila zgjohet natën për t’u falur dhe e zgjon edhe bashkëshortin e saj për t’u falur, e nëse ai refuzon një gjë të tillë, ajo e spërkat me ujë në fytyrë të tij.” [Ebu Davudi]
Ajo ia mbushë zemrën me gëzim
Gruaja e mençur muslimane nuk harron se njëra nga punët më të mëdha që mund të bëjë pas adhurimit ndaj All-llahut të Lartësuar është që të jetë e këndshme ndaj bashkëshortit të vet dhe t’ia mbushë atij zemrën me gëzim dhe hare, kështuqë ai të jetë i kënaqur që është martuar për të dhe të ndjehet i kënaqur në prani të saj. Pra, ajo e shfrytëzon intelegjencën e saj për të gjetur mënyra se si t’ia hapë zemrën dhe t’ia mbushë me lumturi. Nëse është perfide në këtë çështje ajo mund të bëhet mbretëresha e zemrës së tij.
Ajo e kupton se femra është gëzimi më i madh për mashkullin në këtë botë. Në lidhje me këtë Abdullah ibn Amër ibn Asi r.a. transmeton se pejgambeëri s.a.v.s. ka thënë: “Kjo botë nuk është asgjë tjetër, përveç se një përjetim i përkohshëm dhe gëzimi më i madh është gruaja e drejtë.” (64)
Ajo nuk harron ta bëjë veten e saj të dashur për të. Në të kundërtën, ajo do të jetë burim i jolumturisë dhe i mjerimit për bashkëshortin e saj, sikurqë qëndron në hadithin që pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Janë tri gjëra që birin e Ademit e bëjnë të lumtur dhe të kundërtat e tyre e bëjnë atë jo të lumtur. Prej tyre janë që ai të ketë bashkëshorte të mirë, shtëpi të mirë dhe mjete transportuese të mira, ndërkaq gjërat që ia prishin lumturinë janë bashkëshortja e keqe, shtëpia e keqe dhe mjetet transportuese të këqija.” [Ahmedi]
Prandaj të qenurit bashkëshorte e mirë është pjesë e besimit, pasiqë kjo i ndihmon atij që të jetë i dëlirë e i matur dhe i jep vullnet që t’i forcojë themelet e tij dhe të familjes së tij.
Femra muslimane, nga natyra e saj dëshiron që të jetë e dashur te bashkëshorti i saj. Ajo gjen mënyra që ta plotësojë feminitetin e saj, kështuqë për të qenë tërheqëse në prani të tij. Mirëpo, nuk mbaron vetëm me kaq, ajo duke tentuar që ta fitojë dashurinë ndaj bashkëshortit të saj, ajo e fiton edhe kënaqësinë e All-llahut, gjë për të cilën në Ditën e Gjykimit (ajo) do të merret në pyetje se a e ka përmbushur si duhet a po jo.
Ajo zbukurohet për atë
Ajo e bën veten të bukur me qëllim që të jetë më tërheqëse ndaj tij dhe që ta gëzojë atë. Kjo ishte nga praktika e muslimaneve të brezit të parë. Një prej tyre ishte Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj! Ajo rregullohej dhe veshte rrobe të mira me qëllim që të dukej më e bukur pranë pejgamberit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të!
Bakrah bint Ukbe erdhi te Ajshja r.a. dhe e pyeti për kënën, e ajo iu përgjigj se ajo (kana) e ka prejardhjen prej një peme të mirë dhe ujë të pastër.
Le t’i dëgjojnë këshillat e Ajshes ato gra të pakujdesshme dhe le të fillojnë të mendojnë se bukuria duhet të jetë primare për burrat e tyre, e jo për shoqet dhe të afërmit e tyre! Ato gra që nuk zbukurohen për burrat e tyre janë mëkatare, sepse me këtë rast, ato e shkoqisin një detyrë shumë të madhe martesore. Neglizhenca e tyre mund të shkaktojë që ata (burrat e tyre) t’i lënë ato pas dore dhe të shikojnë gra tjera të huaja.
Ajo grua, burri i së cilës e sheh atë me flokë të shprishura ose nëse e sheh të venitur, ajo grua është e pamend dhe e padëgjueshme. Do të kishte qenë shumë palidhje fakti kur dëgjon se një grua zbukurohet vetëm me rastin e ardhjes së mysafirëve apo kur ajo të ketë për të shkuar në ndonjë aheng bashkë me femrat tjera, ndërkaq në prani të bashkëshortit të saj të jetë me flokë të shprishura dhe vrenjtë. Femra muslimane që është e edukuar me mësimet islame duhet që të jetë e mbrojtur nga këto të meta, sepse ajo bashkëshortin e vet e trajton siç duhet, e një grua e tillë (trajtuese e mirëfilltë) nuk bën që të dështojë nga detyrat e veta kundrejt me bashkëshortin e saj.
Një nga detyrat islame, siç thamë edhe më lartë, është që muslimanjë duhet të zbukurohet për bashkëshortin e saj. Është e ndaluar për gruan muslimane që të jetë e veshur në të zeza më shumë se tri ditë, përveç se në rastin e vdekjes së bashkëshortit, kur asaj i lejohet që të mbajë zi për 4 muaj e 10 ditë. Kjo argumentohet me hadithin që e transmeton Buhariu nga Zejnebja, vajza e Ummu Selejm e cila ka thënë: “Erdhe te Zejnebja bint Xhahsh, bashkëshortja e pejgamberit s.a.v.s. kur vëllai i saj vdiq. Ajo kërkoi parfum, e vëndoi atë dhe tha: Nuk po vëndoj parfum se kam nevojë, por e kam dëgjuar pejgamberin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: Nuk është e lejuar që një grua që e beson All-llahun të mbajë zi më shumë se 3 ditë, përveç se nëse i vdes burri i vet, për të cilën ka të drejtë të mbajë zi 4 muaj e 10 ditë.” [Fet-h el Bari, 9/484]
Ajo bëhet e këndhshme dhe e gëzuar kur e takon atë.
Një nga mënyrat që gruaja muslimane e bën veten tërheqëse te bashkëshorti i saj është duke qenë e gëzueshme, e shoqërueshme dhe e butë. Kur ai (bashkëshorti i vet) vjen në shtëpi, i lodhur nga puna, ajo e përshëndet me fytyrë të buzëqeshur dhe me fjalë të këndshme. Ajo i lë punët e saj me një anë për një çast dhe i ndihmon atij për t’i harruar brengat e tij.
Gruaja e vërtetë muslimane asnjëherë nuk është jofalënderuese ndaj askujt, sepse mësimet e fesë së saj e mësojnë atë që të mos bie në këto gabime të sjelljes së keqe dhe të jofalënderimit. Pra, ajo nuk
është jofalënderuse ndaj të tjerëve, e mos të flasim më ndaj shoqëruesit të saj jetësor – bashkëshortit të vet! Ajo e di mësimin që e ka marrë prej të dërguarit të All-llahut të Lartësuar, i cili ka thënë: “Ai njeri i cili nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as All-llahun!” [Buhariu]
Nga kjo mund të kuptojmë se çdo njeri që bën ndonjë vepër të mirë, meriton falënderim dhe mirënjohje, kështuqë si mundet që ajo të hezitojë për të treguar falënderim dhe mirënjohje ndaj bashkëshortit të vet. Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. për këtë ka thënë: “All-llahu i Lartësuar nuk do tashikojë gruan e cila edhepse ka qenë e ndihmuar në ndonjë punë nga bashkëshorti i saj, për të cilën (punë) nuk ka pasur mundësi ta kryejë vet dhe prap nuk tregon mirënjohje ndaj tij (bashkëshortit të vet)” [Hakimi]
Ajo merr pjesë edhe në gëzimin dhe hidhërimin e tij
Mënyrë tjetër nga mënyrat me të cilat ajo bëhet e dashur për bashkëshortin e saj është që ajo të dijë të ndërfutet edhe në gëzimin po edhe në hidhërimin e tij.
Nga fakti se pejgamberi s.a.v.s. garonte me Aishen r.a. nënkuptojmë se Islami i nxit të dy bashkëshortët që ta ndajnë lumturinë e tyre mes veti, sepse kjo ndarje (ndjenjash te lumturisë) do t’i bëjë ndjenjat më të thella kundrejt bashkëshortëve mes veti dhe njëashtu do ta forcojë lidhjen e tyre si çift bashkëshortor.
Sikurse për anët e mira, ashtu edhe në të këqijat gruaja e vërtetë muslimane qëndron pranë të dashurit të saj dhe nuk e lë atë që të zhytet më tepër në ato ndjenja dëshpërimi. Në këto raste ajo i afrohet atij me ndonjë fjalë të ëmbël, e cila përcillet me përkrahje të sinqertë.
Ajo nuk shikon meshkuj tjerë
Gruaja e vërtetë muslimane i shmanget shikimit të meshkujve tjerë, e për bazë të kësaj e merr ajetin në të cilin All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaju edhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le t’i venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të tyre, baballarëve të tyre ose baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve të tyre, apo djemve të motrave të tyre, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë seksuale. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim!” (EN NUR, 31).
Nga të përmbajturit nga shikimi i meshkujve tjerë, ajo do të jetë një nga femrat e ndershme të cilat i përulin shkimet e tyre, cilësi kjo e cila duhet të jetë edhe te meshkujt. Kjo, pra, është një nga karakteristikat më të bukura të gruas muslimane të pastër dhe të ndershme. Njëherit kjo rrëfehet edhe në Librin e All-llahut të Lartësuar ku Ai thotë: “Aty janë ato që shikimet e tyre i përqëndrojnë (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njeri e as xhin.” (ER RRAHMAN, 56).
Ajo nuk ia përshkruan atij gratë tjera
Karakteristikë tjetër e gruas intelegjente muslimane është se ajo nuk ia përshkruan burrit të vet femrat tjera, sepse kjo gjë është e ndaluar. Argument për këtë është hadithi i pejgamberit s.a.v.s. i cili thotë: “Asnjë grua të mos ia përshkruajë ndonjë femër bashkëshortit të saj!” [Fet-h el Bari, 9/338]
Feja islame dëshiron që zemrat e njerëzve të jenë të pastra, kështuqë ai (Islami) i ndalon provokimet. Kështu njerëzit mund të jetojnë një jetë si duhet dhe të qetë, larg këtyre mendimeve. Askush (asnjë mashkull) nuk duhet ta lejojë veten që të preokupohet me mendime të vogla, rrespektivisht të bëjë krahasim mes bashkëshortes së tij dhe femrës që ajo (bashkëshortja e tij) ia përshkruan. Njëashtu ai nuk duhet ta lejojë veten që të “tejkalohet” vetvetiu nga ai përshkrim që i servohet, e që fatkeqësisht servuesi është vetë bashkëshortja e tij.
Ajo tenton të krijoj atmosferë të qetë për atë
Gruaja muslimane jo vetëm që zbukurohet dhe i ndan punët me bashkëshortin e saj, por edhe mundohet që të krijojë atmosferë të qetë në shtëpinë e saj. Përkatësisht, ajo e mban atë (shtëpinë) të pastër në të cilën ai do të shohë rend e pastërti si dhe ushqime të mira që përgatiten rregullisht. Gruaja e mençur, gjithashtu, nuk harron se martesa është prej shenjave të All-llahut të Madhërishëm. Për raportin mes gruas dhe burrit, Fuqiploti në Kur’an ka thënë: “Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai e krijoi palën nga vetë lloji juaj, ashtuqë të gjeni prehje tek to dhe mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (ER RRUM, 21)
Martesa është një nga lidhjet më të thella që All-llahu i Madhëruar e lidh një shpirt me një tjetër, kështuqë që të dytë të ndjejnë kënaqësi të lejuar, paqë dhe rehati ndaj njëri-tjetrit. Gruaja është burim i ngushëllimit dhe i strehimit për bashkëshortin e vet. Ajo është ajo që e kupton realitetin dhe ia kupton fjalët se çfarë do të thotë ai.
Ajo është tolerante dhe falëse
Gruaja muslimane është tolerante dhe falëse, duke mos i vënë re shumë gabimeve që i bën bashkëshorti i saj. Ajo nuk zemërohet me të në raste të gabimeve e njëashtu edhe nuk ia përmend ato shpesh. Nuk ka rrugë më të mirë që do ta kishte afruar atë më shumë tek bashkëshorti i vet sesa përmes rrugës së tolerancës dhe faljes dhe anasjelltas…
Femra muslimane që i ndjek mësimet islame, i bindet urdhërit të Krijuesit, i Cili në Librin e Tij thotë: “…A nuk dëshironi që All-llahu t’ju falë juve?” (EN NUR, 22)
Një femër e këtillë meriton të jetë mbretëresha e zemrës së bashkëshortit të saj!
Ajo ka karakter të fortë dhe është e mençur
Një ndër karakteristikat me rëndësi të gruas muslimane është edhe karakteri i saj i fortë. Kjo gjithashtu është një prej cilësive që femra muslimane i posedon edhe para se të martohet, e mos të flasim më pas martesës! Në fakt këto janë tregues të pasqyrës së saj se sa ajo e ka kuptuar Islamin si duhet.
Këtë fuqi ajo e nxjerr fillimisht kur e bën zgjedhjen se me kë do ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Ajo nuk shkon sipas tekave të babait të saj në qoftë se ai ka devijuar nga rruga e drejtë dhe nëse e detyron të martohet me ndonjë person të padëshiruar nga ana e saj. Gjithashtu, ajo qëndron e paluhatur ndaj atij që ia kërkon dorën e saj për ta marrë për bashkëshorte, pa marrë parasysh se sa është sasia e pasurisë së tij apo forca që ai e posedon, nëse ai është prej mendjemëdhenjve dhe prej atyre që kanë mungesë të cilësive të bashkëshortit të mirëfilltë musliman.
Pasiqë të martohet karakteri i saj përmirësohet edhe më shumë. Fuqia e karakterit të saj, veçanërisht vie në shprehje kur ajo duhet të mbajë qëndrim në çështje të fesë, siç ishte rasti me Um Sulejmen, e cila insistoi të qëndrojë në Islam, edhepse bashkëshorti i saj ishte pabesimtar. Rast tjetër e kemi edhe të Umu Habibe binti Ebu Sufjan, e cila mbeti e palëkundur në fenë e saj kur bashkëshorti i
saj, Ubejdullah ibn Xhahsh el – Asadi u bë renegat (femohues) dhe iu bashkua fesë së abisinasve, e kështu me radhë…
Motivi primar i këtyre femrave për të pasur aq pozitë (qëndrim) të fortë është interesimi i tyre për t’u kapur pas Islamit, për të pasur besim të pastër dhe për ta kënaqur Krijuesin. Secila prej tyre shikonte se çfarë është e lejuar në jetën e vet martesore dhe frikësohej se mos vallë po bën ndonjë punë prej të ndaluarave. Nëse ato nuk do të kishin qenë krenare për karakterin e tyre të fortë dhe thënë shkurt, për fenë e tyre, ato do t’i kishin ndjekur urdhërat e meshkujve të prishur… dhe do të ndjeheshin sikur po e humbin rrugën, duke u mbytur në jetesën plot vuajtje me një bashkëshort me të cilin nuk do të kishin dashur të jetojnë. Guximi i këtyre femrave muslimane tregon se si duhet të jenë muslimanet, pa marrë parasysh se në cilin vend jeton.
Në anën tjetër, karakteri i saj nuk duhet ta bëjë femrën muslimane të harrojë se ajo duhet t’i bindet bashkëshortit të vet dhe ta rrespektojë atë. Ajo duhet të bëjë një barazpeshë mes mënyrës se si flet dhe vepron kundrejt tij, pa mungesë konsekuence dhe pa neglizhencë. Madje edhe në ato momente të hidhërimit dhe të konfliktit të cilat janë të paevitueshme në martesë, ajo duhet të kaontrollojë gjuhën e vet prej të folurit e fjalëve banale. Definitivisht, kjo është një cilësi e mirë dhe e rrallë!
Aisha r.a. paraqet shembullin më të lartë të kësaj cilësie. Mënyra se si ajo betohej kur ishte e gëzuar me bashkëshortin e saj dallonte prej mënyrës së të folurit kur ishte e mërzitur me të. Ndërkaq kjo ishte një gjë, të cilën pejgamberi s.a.v.s. e kishte hetuar, kur një ditë asaj i tha: “Unë e di ti kur je e gëzuar prej meje dhe e di kur je e mërzitur prej meje.” Aisha r.a. ia ktheu: “Prej nga e di këtë?” Resulullahu s.a.v.s. iu përgjigj: “Kur je e gëzuar nga unë, thua “Jo, pasha Zotin e Muhamedit.”, e kur je e mërzitur nga unë, thua “Jo, pasha Zotin e Ibrahimit.” Ajo më pastaj ia ktheu: “Po, për Zotin ashtu është, o i dërguar i Zotit, unë vetëm largohem nga emri yt (e jo nga ti në tërësi).” [Muslimi]
Çfarë dashurie e sinqertë!!!
Karakteri i Aishes r.a. u bë edhe më i spikatur atëbotë kur ajo u sprovua me shpifje (punë të pabëra nga ajo), me të cilën All-llahu i Madhërishëm e testoi se si qëndrojnë punët me besimin e saj. E ajo, në këtë rast, tregoi qëndreshmëri dhe besim të pastër.
Për këtë çështje nuk mund të gjendet përshkrim më i mirë sesa ai i Ibn Kajim el – Xhevzit, i cili ka thënë: “Ky test ishte aq i rëndë, saqë edhe Shpallja ishte ndalur për një muaj për shkak të tij (testit) dhe asgjë lidhur me këtë nuk i ishte zbuluar Muhamedit a.s. nga ana e All-llahut të Lartësuar gjatë asaj kohe, kështuqë urtësia që fshihej pas asaj që kishte ndodhur iu bë e dukshme besimtarëve, e më këtë atyre iu ngrit besimi, kurse hipokritët u futën në hipokrizi edhe më të madhe dhe natyra e tyre e vërtetë u ekspozua para pejgamberit s.a.v.s. dhe para besimatrëve tjerë.
Aisha ishte ajo e cila e kishte folur të vërtetën dhe prindërit e saj u treguan si robër të mirë të Zotit të Madhëruar. Aisha r.a. dëshpërohej sepse nuk merrte ndihmë nga askush dhe këtë test të rëndë e tejkaloi kur babai i saj, pasiqë All-llahu i Lartësuar e kishte verifikuar pafajësinë e saj, i tha: Zgjohu dhe falënderoje atë! Për Zotin, nuk do ta falënderoj atë; vetëm do të falënderoj All-llahun, i Cili më shfajësoi.
Një aspekt tjetër i urtësisë për ndërprejren e Shpalljes ishte që njerëzit të përqëndrohen vetëm në këtë çështje dhe ta ekzaminojnë atë për së thelli. Besimtarët pritnin me padurim se çfarë do të shpallte i Plotfuqishmi lidhur me këtë çështje. Shpallja erdhi si shiu në tokë të thatë, mu atëherë kur ishte mëse e nevojshme për të dërguarin e All-llahut, familjen e tij dhe së fundi për gjthë besimtarët. Nëse i Gjthëdituri do të shpallte ajet prej më parë për këtë, atëherë urtësia që fshihej pas kësaj ngjarje nuk do të dilte në shesh.
I Madhërishmi dëshiroi që ta tregojë pozitën e të dërguarit të Tij së bashku me familjen e tij në Vështrimin e Tij dhe për ta treguar nderin që ua dha atyre. Ai Vetë deshi që ta mbrojë të dërguarin e Tij dhe t’ia tërheqë vërejtjen armiqve të tij, në atë mënyrë që pejgamberi s.a.v.s. nuk mundi të bënte asgjë.
Nuk ishte e caktuar që pafajësia e Aishes r.a. të deklarohet nga ana e pejgamberit s.a.v.s. edhepse ky i fundit e dinte shumë mirë se ajo ishte e pafajshme dhe në asnjë moment nuk kishte menduar ndryshe, por për shkak të nivelit të tij të lartë të durimit dhe besimit të thellë në All-llahun, ai aktroi në atë mënyrë derisa zbriti Shpallja, e me këtë për t’i treguar njerëzve se Vigjilenti përkujdeset për të dashurin e Tij.
Çdokush që e merr në studim reagimin e Aishes r.a., kur babai i saj i tha të shkojë e ta falënderojë të dërguarin e All-llahut, e ajo kur tha se “Do ta falënderoj vetem All-llahun, sepse Ai ishte që më shfajësoi”, do ta kuptojë diapazonin e saj të gjerë të mençurisë dhe thellësinë e besimit të saj. Ajo, këtë begati ia atriboi vetëm All-llahut dhe vetëm Atë e falënderoi. Ajo, në këtë rast e tregoi fuqinë e karakterit të saj dhe vetëbesimin në pafajësinë dhe pastërtinë e vet. Ajo as nuk ishte e merakosur e as kurreshtare rreth asaj se si do të përfundonte kjo tollovi, sepse ishte e sigurtë në vetvete dhe e dinte mirë se nuk kishte bërë ndonjë gjë të gabuar (të ndaluar). Më tej, vlen të thuhet edhe një fakt se kur ajo tha: “Nuk do ta falënderoj askë tjetër përveç All-llahut, sepse ai më shfajësoi”, ajo u bë edhe më e dashur te i dërguari i All-lahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të! Ajo paraqiti palëkundshmëri dhe pjekuri të mrekullueshme kur bashkëshorti i saj i dashur, prej të cilit nuk mundej të ndahej, u largua nga ajo për një muaj. Pastaj kur çështja kishte mbaruar dhe kur ai s.a.v.s. ishte rikthyer te ajo, ajo nuk e sulmoi atë dhe as që u vërsul me fjalë të këqija ndaj tij, e sa i përket asaj se sa e ka dashur, ajo është e padiskutueshme! Ky është niveli më i lartë i palëkundshmërisë dhe karakteri më i mirë.”
Islami i jep të drejta femrave, ndërkaq për këto (të drejta) femrat perëndimore i lakmojnë kur dëgjojnë për to. Kjo është pranuar edhe nga anëtaret për liritë dhe të drejtat e femrës që veprojnë në tokat arabe. Shumë prej tyre i kanë vënë vijë të kuqe pretendimit se femrave muslimane u nevojitet liria (d.m.th se ato janë të robëruara, andaj kanë nevojë për liri). Konkretisht, dr. el – Sadavi është pyetur: “A mendoni se femrat evropiane janë shembull për të qenë femër dhe se ato duhet të imitohen?” Ajo është përgjigjur me “jo”. Më tej, në elaborim më të gjerë, ajo ka thënë se: “Femrat evropiane kanë përparuar në disa fusha, mirëpo në disa tjera janë ende mbrapa. Ligjet martesore në Evropë femrat i shtypin, prandaj edhe ka ardhur deri tek numri i madh i lëvizjeve për të drejtat e femrës, si në Evropë ashtu edhe në Amerikë.” Pastaj shtoi se: “Feja jonë i ka dhënë femrës të drejta më shumë se çdo religjion tjetër dhe i ka garantuar asaj nder, por ajo që ka ndodhur në disa vende apo kohëra është se meshkujt i kanë përdorur disa segmente për të krijuar sistem patriarkal, në të cilin ata janë dominantë.”
Padyshim që, kjo shtypje patriarkale, që e ka përmendur el – Sadavi është shkaktuar si rezultat i injorancës dhe mospraktikimit të mësimeve islame.
Ajo shtë ndër gratë më të suksesshme
Diskutimi i cilësive intelektuale, psikologjike dhe cilësive tjera demonstron se ajo është grua e suksesshme, edhepse jo ndoshta më e suksesshmja apo fati më i mirë me të cilën një mashkull mund ta kalojë jetën.
Si rezultat i asaj se ajo i ka kuptuar mësimet islame, i përmbush detyrat e veta kundrejt bashkëshortit të saj, ajo bëhet gëzimi më i madh në jetën e bashkëshortit te vet. Në kohën kur ai vjen në shtëpi, ajo e përshëndet atë me buzëqeshje të ngrohtë, duke i folur atij ëmbël dhe me butësi. Ajo është e bindshme ndaj bashkëshortit të vet dhe gjithmonë e etur për ta kënaqur atë. Ajo nuk i demaskon sekretet dhe as që ia prish planet. Ajo qëndron pranë tij në raste të vështirësive duke i ofruar mbështetje dhe këshilla të dobishme. Ajo bëhet pjesë edhe e gëzimit edhe e hidhërimit/pikëllimit të tij. Ajo e inkurajon atë për t’iu bindur All-llahut të Lartësuar. Ajo e rrespekton nënën dhe familjen e tij. Ajo e ul shikimin ndaj meshkujve tjerë. Ajo e frenon gjuhën nga fjalët e kota. Ajo në karakterin e saj është e fortë, pa qenë e ashpër ose agresive dhe është e sjellshme, pa qenë e dobët (në karakter).
Në këtë mënyrë, gruaja muslimane meriton të jetë gruaja më e suksesshme. Ajo është bekimi më i madh që All-llahu ia dhuron mashkullit dhe njëherit (ajo) është burim i pakrahasueshëm i haresë në jetën e tij. Me të vërtetë, pejgamberi s.a.v.s. e foli të vërtetën kur tha: “Kjo jetë nuk është asgjë tjetër veç një përjetim i përkohshëm dhe gëzimi më i madh në të është gruaja e drejtë.” [Muslimi]
Edhe mashkulli, edhe femra e kanë të njëjtin soj. All-llahu i Lartësuar është Ai i Cili ka vënë dashuri dhe mëshirë mes meshkujve dhe femrave dhe për këtë arsye, Vetë Ai në mënyrën më të mirë ka treguar se çka është në të vërtetë lidhja mes tyre, edhe atë duke thënë: “…ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për to!…” (Kur`an, 2: 187).
Pra, askush nuk mund të japë përshkrim më të mirë se ky. Ashtu sikurse njeriu i shfrytëzon rrobat (në varësi prej kushteve klimatike) si mbrojtës dhe rregullatorë të temperaturës së tij të jashtme, ashtu edhe bashkëshortët mes veti e ruajnë njëri-tjetrin nga ligësitë sociale, veset e këqija dhe nga të qenët i pakënaqur në aspektin biologjik (seksual). Për më tepër, ata mes veti janë burim i rehatisë, ngushëllimit, qetësisë si dhe sigurisë. Më tej, krahas asaj që në lidhjen e tyre duhet të jetë prezente dashuria dhe dhembshuria ndaj njëri-tjetrit, të dytë ata kanë të drejtë të marrin trajtim të butë nga pala tjetër si dhe të sillen me dashamirësi e respekt. Nuk është e rastësishme që Pejgamberi alejhi selam për besimtar më ideal e ka cilësuar atë që është më i mirë ndaj gruas së vet. Ngjashëm, besimtarja më ideale konsiderohet ajo që më së shumti i bindet bashkëshortit të vet kur ai e urdhëron për ndonjë gjë. Megjithatë, në literaturën islame më i theksuar është respekti që burri duhet ta ketë kundrejt gruas së vet. Edhe prej burrit, e edhe prej gruas kërkohet që ata t’i qëndrojnë besnik njëri-tjetrit dhe asnjëri prej tyre nuk e ka të lejuar të ketë marrëdhënie seksuale me asnjë person tjetër, përveç se me atë që është brenda kurorës!
Me pak fjalë, të drejtat e burrit ndaj gruas së vet janë se ajo duhet t’i bindet bashkëshortit të vet, e paramendoni, Islami ka shkuar aq larg saqë ka bërë të ditur se gruaja duhet t’i lejë anash nafilet (namazin, agjërimin) nëse burri ashtu kërkon (duke e ditur se sa është shpërblimi për bërësit e nafileve). Ajo gjithashtu duhet t’i qëndrojë besnike burrit të vet dhe nuk guxon ta gostisë askënd pa lejen e tij. Është e udhës që mos ta refuzojë atë dhe gjithmonë të jetë e gatshme që të jetë pranë tij. Për më tepër, ajo duhet t’i edukojë fëmijët dhe, më e rëndësishmja është se duhet ta ruajë nderin e vet dhe pasurinë e burrit nëse ky nuk është në shtëpi.
Të drejtat e gruas ndaj burrit të vet janë se, si pikë e parë, ai duhet ta mbrojë atë. Duhet ta trajtojë me butësi e dashuri. Nuk është e udhës që ta rrahë për diçka joserioze dhe të parëndësishme, po edhe nëse rrahja duhet të aprovohet, nuk duhet të jetë në masë të madhe saqë të shkaktohet ndonjë pasojë e padëshirueshme. Ai, krahas këtyre, duhet edhe t’ia sigurojë asaj elementet e nevojshme për jetesë si: ushqimin, veshmbathjen, shtëpinë etj.
Argumente nga Kur`ani
1) “Natën e agjërimit ju është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…” (Kur’an, 2: 187).
2) “Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i gjithëfuqishëm, i urtë!” (Kur’an, 2: 228).
3) “Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë!” (Kur’an, 4: 4).
4) “Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) u takon një e katërta nga ajo që lini ju nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta nga ajo që leni pas kryerjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit!” (Kur’an, 4:12).
5) “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Ai i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese dhe janë besnike ndaj së fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre! All-llahu është më i larti, më i madhi!” (Kur’an, 4: 34).
6) “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë!” (Kur`an, 30: 21).
Argumente nga Sunneti
- Ebu Umame (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nuk mund të ketë gjë më të mirë për besimtarin, pas frikës ndaj All-llahut, sesa një grua e virtytshme! Nëse ai e urdhëron për ndonjë gjë, ajo e zbaton atë. Nëse ai e kërkon, ajo ia plotëson dëshirat dhe nëse ai është larg shtëpisë, ajo e ruan nderin e vet dhe e ruan pasurinë e tij!”. [Transmeton ibën Maxhe]
- Hakim ibën Muavije (All-llahu e mëshiroftë!) tregon se një herë babai i tij në një rast e ka pyetur Pejgamberin alejhi selam: “O i Dërguari i All-llahut! Çfarë të drejta kanë gratë tona mbi ne?”, kurse ai ia ktheu: “Duhet të sigurosh ushqim për të pasi të kesh siguruar për veten! Duhet të sigurosh rroba për të pasi të kesh siguruar për veten! Nuk duhet të vësh dorë mbi të (ta rrahësh), as ta ofendosh e as ta braktisësh!”. [Transmeton Ahmedi, ebu Davudi dhe ibën Maxhe]
- Ebu Hurejra (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Besimin më të fortë e ka ai që ka sjellje më të mirë dhe më i miri prej atyre që kanë sjellje të mirë janë ata që janë më të mirë ndaj grave të veta!”. [Transmeton Tirmidhiu]
- Xhabir ibën Abdullahu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) rrëfen se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Frikësojuni All-llahut në lidhje me gratë tuaja! Me të vërtetë ju jeni martuar me to me Vullnetin e All-llahut dhe organet e turpshme të tyre ju janë ligjësuar me Emrin e Tij. Të drejtat e juaja mbi to (o burra) janë se ato nuk guxojnë ta gostitin askënd pa lejen tuaj. Nëse ato e bëjnë këtë, atëherë rrihni nga pak pa u shkaktuar ndonjë lëndim serioz! Të drejtat e tyre mbi ju janë se duhet t’ua siguroni ushqimin, veshmbathjen dhe elementet tjera për jetesë!”. [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
- Në Hutben e tij të famshme Lamtumirëse, të cilën e mbajti në Arafat, Pejgamberi alejhi selam tha: “O njerëz! Me të vërtetë janë disa të drejta në lidhje me bashkëshortët. Nuk është e lejuar që shtrati juaj të shtypet nga askush, përveç se nga ju! Nuk guxojnë gratë ta fusin në shtëpi dikënd nëse nuk marrin autorizim nga burri i tyre dhe nuk duhet të bëni turpësira! Nëse e bëjnë këtë gratë, atëherë burrat e kanë lejen e All-llahut të Lartësuar që t’i qortojnë, t’i largojnë nga shtrati e mandej edhe t’i godasin lehtë! E nëse ato përmbahen ndaj këtyre rregullave dhe u binden burrit të vet, atëherë burrat kanë për detyrë t’i mbajnë dhe t’i mirëmbajnë në pajtim me nevojat e jetës! Ju urdhëroj që të silleni mirë ndaj grave tuaja sepse ato janë shtyllat e shtëpisë suaj! Ato nuk kanë gjë tjetër përveç vetvetes dhe juve! Konsideroni ato si dhuratë që jua ka dhënë i Mëshirshmi dhe kënaquni me to në Emër të Tij! Kini dro All-llahun në lidhje me gratë tuaja dhe trajtoni me butësi! Vallë, a jua komunikova atë që u porosita?”, ndërsa 100.000 haxhinjtë e pranishëm thanë “PO” me tërë fuqinë e zërit të tyre, e Pejgamberi alejhi selam kur i dëgjoi ata, tha: “O Zot, dëshmo për këtë!”. [Ibën Hishami citon nga Dr. Hamidullahu]
- Ajshja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) tregon se Hindi (bija e Utbes) i tha Pejgamberit alejhi selam: “O i Dërguari i All-llahut! Ebu Sufjani është një partner dorështrënguar. Ai nuk jep aq sa është e mjaftueshme për mua dhe fëmijët e mi, prandaj unë marr nga pasuria e tij pa dijeninë e tij. Pejgamberi alejhi selam ia ktheu: “Merr aq sa mjafton për ty dhe fëmijët tu!”. [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Përgaditi Kryeimami:Mr.Iljaz Mustafa