Ekipi i KBI-së nga Gjilani stoliset me vendin e parë në turnirin e futbollit

Të shtunën është mbajtur turniri në futboll i organizuar nga departamenti i të rinjëve të BIK-ut me këshillat e bashkësive islame në nivel republikan, ku këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit zuri vendin e parë.

Turniri që organizohet çdo vit në prag të muajit të Ramazanit është mbajtur në fushën e sportit të Medreses “Alaudin” në Prishtinë, ku morën pjesë të gjitha këshillat e Bashkësisë Islame ku KBI nga Gjilani fitoj Kupën duke zënë vendin e parë.