Këshilli I Bashkësisë Islame prej fillimit të Ramazanit ka bërë shpërndarjen e ndihmave për nevojtarë disa herë. Janë ndihmuar familje të jetimëve dhe skamnorë të tjerë të cilet kan kërkuar ndihmën e Bashkësisë Islame. Këtë ndihmë e kanë ofruar edhe sot kur është dita e fundit e Ramazanit dhe pragu I Fitër Bajramit. Sot janë ndihmuar 160 familje me nga një thes miell 25 kg dhe nje pako ushqimore për një familje, si dhe aktivitete tjera gjatë muajit të Ramazanit.
Kryetari I KBI në Gjilan Naim Aliu falenderon të gjithë ata donator të cilët kontribuan dhe u angazhuan që të mirat e tyrë të arrijnë në sofrat e nevojtarëve duke bashkëpunuar më Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan. Ne veqanti falenderojme xhematet e të gjitha xhamive që kontribuan për aktivitete humanitare, pastaj falenderojme pronarët e bizneseve “ Globi MI,Orangenet, Euro Model, Nota Brilant, Mobileria Besi, Calabria, Sistemi, Creative Ceramika, Klima Term, Alba Petrol, Restaurant Bujana, Restaurant Garden, Restaurant Pojata, Restorani Elton, Kamberi Petrol, Ceni Kompani, Pemëtorja Buli, Fabrika e ujit MIROS, pastaj qytetarët Shefket Demi, Alban Qerimi dhe të tjerë.