Edhe KBI-Gjilan merr pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Në kuadër të aksionit për pastrimin e komunës së Gjilanit ka marrë pjesë edhe Këshilli i Bashkësisë Islame, bashkë me imamët dhe të rinjtë e shumtë.

KBI-Gjilan bashkë me shumë të rinj ka filluar pastrimin e varrezave në qytet ndërsa nëpër fshatra të gjithë imamët kanë marrë pjesë së bashku me Këshillin e fshatit në pastrimin e fshatit.

Sipas KBI-së në tërë xhamitë e komunës së Gjilanit imamët kanë mbajtur hytben e xhumas me temën për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e saj si dhe për aksionin që është marr për të pastruar tërë Kosovën.