Drejtues të KBI-së nga Presheva vizituan KBI-në e Gjilanit

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Preshevë, Sevdail Jakupi, i shoqëruar nga kryeimami Xhemaludi Hasani, sekretari Abedin Limani dhe arkatari Mumin Tahiri, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) të Gjilanit, në të cilin u pritën nga kryetari i këtij Këshilli, Naim Aliu dhe administrata e KBI në Gjilan.
Kryetari Aliu i njoftoi me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan.

Ai gjithashtu falënderoi për punën dhe kontributin e tyre në Preshevë derisa në takim u bisedua për mënyrat e bashkëpunimit dhe për përvojat e përbashkëta.

Kryetari Jakupi e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi bashkëpunim të plotë, në mënyrë që t’i realizojnë projektet e tyre të përbashkëta.

Në fund të takimit në emër të KBI në Gjilan kryetari i dhuroi musafirëve nga një ekseplarë të librit të ribotuara nga KBI për Mulla Idriz Gjilanit dhe Librin “Dëshmi për Kohën” i cili flet për kontributin e KBI në Gjilan dhënë çështjes kombëtare gjatë periudhes 1990/99.