Douglas M. Padgetf nga Departamenti i shtetit të SHBA-së, vizitoi KBI-në në Gjilan

Sot në orët e pasdites Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan e vizitoi z. Dauglas M. Padgetf nga Departamenti i shtetit Të SHBA-së, drejtoria për të drejtat fetare. Atë e shoqëruan edhe zonja Sousan Abadian nga zyra për të drejta fetare si dhe Mimoza Jupa këshilltare politike për kontakt me bashkësitë fetare në Ambasadën e SHBA në Prishtinë.
Mysafirët nga SHBA i priti kryetari I KBI në Gjilan Naim Aliu me bashkëpunëtorë, i cili njoftoi për punën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan e në veçanti për kujdesin që po i jepet marrëdhënieve ndërfetare në Komunën e Gjilanit dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të konfesioneve fetare.

Mysafirët të kënaqur me punën e Këshillit të Bashkësisë Islame inkurajuan që edhe në vazhdim të ketë aktivitete të ndërsjella të cilat bashkojnë ngërzit në sfera të ndryshme e në veçanti në mes të komuniteteve fetare në Kosovë.