Delegacioni i Degës së PDK-së viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar Fitër Bajramin

Delegacioni i Degës së PDK-së viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar Fitër Bajramin – 2LONLINE

Kryesia e PDK-së Dega në Gjilan, përmes vizitës që i ka bërë sot Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI), në Gjilan, i ka ururar Festën  e Fiter Bajramit, kreut të kësaj bashkësie dhe qytetarëve të komunitetit mysliman, në përgjithësi.

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, një delegacion i Degës së PDK-së në Gjilan, e ka vizituar sot selinë e KBI-së në Gjilan, me ç’rast janë pritur nga kreu i këtij komuniteti, Naim Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, Gani Neziri, I ka ururar festën e Bajramit, kryesisë së Bashkësisë Islame në Gjilan, dhe përmes tyre, gjithë komunitetit mysliman, duke shprehur konsideratën e lartë për kontributin e këtij institucioni fetar në përpjekjet tona të përbashkëta për kauzën kombëtare.

“Kjo shtëpi, në të cilën jemi sot për të festuar sëbashku, ka qenë strehë për të gjitha aktivitetet tona politike – kombëtare. Prandaj, edhe në këtë aspekt, jemi borxhli që të kujdesemi për ju si institucion që këni kryer me nder obligimin tuaj në kohë të rënda për vendin”, ka thënë ndër të tjera, në urimin e tij, Gani Neziri.

Ndërkaq, kryetari i KBI-së, Naim Aliu, ka falënderuar Degën e PDK-së, për vizitën uruese festive dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.