Dekani i FSI në Prishtinë dhe Komandanti i KFOR-it turk vizituan KBI në Gjilan

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi dhe komandanti i KFOR-it LMT togeri Ilhan Guçlu, në takime të ndara vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u pritën nga kryetari i këtij Këshilli, Naim Aliu.

Aliu e njohu dekanin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan. Ai gjithashtu falënderoi për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës sa ishte koordinator i medresesë në Gjilan dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për këtë Këshill.

Dekani e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të mëtutjeshme për këtë Këshill, në mënyrë që ata t’i realizojnë projektet e tyre të synuara.

Ndërsa në takimin me komandantin e KFOR-it turk LMT togeri Guçlu, kryetari Aliu falënderoi komandantin për kontributin e dhënë në sferën e sigurisë në Komunën e Gjilanit. Ndërsa qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte urimi për ardhjen e muaji të madhërishëm të Ramazanit thuhet në njoftimin e Agim Hysenit.