Bursa e Turqisë ndihmon synetimin e 90 fëmijëve gjilanas

Këshilli i Bashkësisë Islame që kryesohet nga kryeimami Iljaz Mustafa në bashkëpunim me komunën e Bursës me kryetarin Rexhep Alltepe nga Turqia koordinatorin e shoqatës “Kosova Shkupi”, Rexhep Gundyz, komuna e Gjilanit Lutfi Haziri, QKMF Gjilan bënë synetimin e 90 fëmijëve ditën e shtunë dhe të diel në Gjilan, ndërsa në Obiliq u bënë synet 105 fëmijë krejt kjo nga komuna e Bursës.Rexhep Gunduz tha se ndihma e Turqisë nuk do të mungojë asnjëherë dhe jemi të kënaqur që jemi të koordinuar me të gjithë këtu në Gjilan për të ndihmuar ata fëmijë që kanë kushte të vështira materiale.

Kurse Iljaz Mustafa tha se është kënaqësi kur sheh fëmijët gjilanas të cilët kanë mundësi që me ndihmën e vëllezërve nga Bursa të kryejnë synetin.