BIK-u në Gjilan mekanizëm i fuqishëm humanitar

Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan tha se ky institucion kredibil ka ndihmuar mijëra familje skamnore në Kosovë, derisa ndihma u janë ofruar edhe shqiptarëve kudo që jetojnë si në: Shkup, Shkodër, Gërdec etj. BIK-u me këtë rast ka falënderuar të gjithë donatorët e shumtë që e kanë mbështetur atë në këtë periudhë.

Në një takim me afaristët gjilanas, BIK-u në Gjilan ka folur për veprimtarinë e saj duke prezantuar punën dhe aktivitetin e saj jo vetëm fetar, por edhe humanitar në veçanti.

Në këtë takim merrte pjesë edhe Naim Tërnava ndërsa Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan tha se në këtë periudhë janë ndihmuar mbi 1000 familje skamnore me pako ushqimore duke mos llogaritur këtu familjet në Hasan Beg të Shkupit, Gërdec e Shkodër. “BIK-u ishte një mekanizëm i fuqishëm humanitar dhe mbështetës i shumë familjeve skamnore e fëmijëve jetimë kudo në Kosovë” tha Aliu, derisa ka falënderuar afaristët gjilanas që vazhdimisht ishin pjesëmarrës të këtyre aktiviteteve humanitare.

Edhe, Naim Tërnava tha se përkundër faktit se në kohën e okupimit u munduan që ta gjunjëzojnë BIK-un ky institucion me shumë nder e krenari vazhdojë aktivitetet e saj duke qenë gjithnjë pranë besimtarëve dhe nevojtarëve.”Ne jemi këtu që t`i dalim zot atdheut e Kosovës sepse vetëm kështu mund t`i ruajmë, kultivojmë e avancojmë vlerat tona”.

Tërnava tha se është e pahijshme që kaq vite pas luftës zyrtarët dhe punëtorët e BIK-ut nuk paguhen nga buxheti i Kosovës, por falë popullit ne po mbijetojmë tha Tërnava.