BIK në Gjilan dhuron 100 pako ushqimore për familjet skamnore

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqata humanitare “Bereqeti”, e cila tradicionalisht ndihmon familjet me fëmijë jetim ka filluar shpërndarjen e pakove ushqimore për nder të muajit të Ramazanit.
ram01

Sipas përgjegjësve të shoqatës deri tashti janë ndihmuar 100 familje ndërkohë aksioni po vazhdon për të ndihmuar familjet me jetim, sikur dhe familje të tjera nevojtare.

Agim Hyseni koordinator i shoqatës në Gjilan, e cila është nën patronatin e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur se pakoja ushqimore përmban të gjitha gjërat elementare për përgatitjen modeste të një familjeje për ditët e ramazanit./rajonipress/