asd

“Bereqeti”  ndihmon jetimat dhe shurdhmemecët!

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”  dega në Gjilan ndihmoi 60 familje me jetim dhe 20 familje  nga shoqata e Shurdhmemecëve

Në prag të fetstës së Kurban Bajrami, SHHB ” Bereqeti ” dega në Gjilan dhe Këshilli i Bashkësisë Islame ndihmuan 60 familje me jetim në prag të fetës së Kurban Bajramit.

Këto pako ushqimore përbënin gjërat më elementare për sofrën e  Bajramit  duke ia shtuar kësaj pakoje edhe një thes miell dhe pije freskuese. Këto pako ishin donacion i  organizatës prodhuese “FLUIDI” në Gjilan.

Gjithashtu janë ndihmuar edhe 20 familje të tjera, të rigjistruar në Shoqatën e Shurdhmemecëve në Gjilan.

Vlenë të theksehet se familjet me jetim u ndihmuan edhe me nga një dhuratë modeste për festën e bajramit (20€) të cilat ishin te ardhura nga bashkëatdhetaret tane nga Zvicra  Arlind Isufi,  Adem Selmani, Hyrije Rrahmani dhe Selver Ibrahimi nga Norvegjia.

Agim  Hyseni

30.07.2020