Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjilan ndihmoi 60 familje me jetim dhe 20 familje nga shoqata e Shurdhmemecëve
Në prag të fetstës së Kurban Bajrami, SHHB ” Bereqeti ” dega në Gjilan dhe Këshilli i Bashkësisë Islame ndihmuan 60 familje me jetim në prag të fetës së Kurban Bajramit.
Këto pako ushqimore përbënin gjërat më elementare për sofrën e Bajramit duke ia shtuar kësaj pakoje edhe një thes miell dhe pije freskuese. Këto pako ishin donacion i organizatës prodhuese “FLUIDI” në Gjilan.
Gjithashtu janë ndihmuar edhe 20 familje të tjera, të rigjistruar në Shoqatën e Shurdhmemecëve në Gjilan.
Vlenë të theksehet se familjet me jetim u ndihmuan edhe me nga një dhuratë modeste për festën e bajramit (20€) të cilat ishin te ardhura nga bashkëatdhetaret tane nga Zvicra Arlind Isufi, Adem Selmani, Hyrije Rrahmani dhe Selver Ibrahimi nga Norvegjia.
Agim Hyseni
30.07.2020