Bereqeti ndihmoi 244 familje me pako ushqimore

Shoqata Humanitare Bëmirëse “ Bereqeti” me aksionin e ndërrmarë  “Sofra e Ramazanit” sot  ka ndihmuar 244  familje në nevojë të cilat kishin kërkuar  ndihmë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan. Prej tyre 175 ne qytet, 35 familje me jetim, 10 familje në Llashticë, 10 në Cërrnicë, 8 në Gumnishtë, 6 në Kravaricë dhe 5 familje në fshatin Vrapqiq, me nga një pako ushimore  e cila përfshin gjërat më elementare për ushqim, si: sheqer, vaj, oriz, makarona,qaj, krip, hurma, ajvar, si dhe gjërat më elementare higjienike: detergjent, sapun, shampon etj.

Shoqata Humanitare “Bereqeti ” që prej fillimit të muajit të Ramazanit ka ndihmuar me  pako ushqimore dhe higjenike dhe kështu do të vazhdon edhe më tutje. Gjendje  e ndalesave dhe urdhëresave për parandalimin e covid 19 ka vështirësuar edhe punën ngase gjatë shpërndarjes duhet të marrim masat parandaluese sikur ato të distancës dhe të tjera ose  duke ua dërguar pakot ushqimore nëpër familjet e tyre.

Aksioni i Bereqetit  vazhdon edhe më tutje duke pritur ende donacione dhe në të njejtën kohë duke i destinuar në familjet në nevojë.09.05.2020

/Agim Hyseni/