Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Gjilan, e cila aktivitetin e saj e zhvillon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të muajit Ramazan, sot ka shpërndarë edhe 100 pako ushqimore për familjet në nevojë. Këto pako përmbanin elemente bazike ushqyese, si miell, vaj, oriz, makarona etj. Donator i pakove të shpërndara ishin kompanitë RC Cola, Flexograf dhe ETC.
Duke e lutur Zotin të na pranojë agjërimin dhe bamirësinë e bërë në këtë muaj të shenjtë, Shoqata Humanitare Bereqeti ju uron Festën e Fiter Bajramit
/ Agim Hysenit/