Bashkësia Islame ndanë 150 pako ushqimore për familjet nevojtare

Në prag të Fitër Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame ndanë edhe 150 pako ushqimore për nevojtarët e Gjilanit.
KBI kishte paraparë ne aktivitetet e sajë për muajin e Ramazanit që në natën e fundit të Ramazanit, të shpërndanë 150 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Kësaj pako ushqimore e cila përbente gjerat më elementare për përgatitjen e sofrës së bajramit iu shtua dhe nga një qese mielli me 25 kg.

Kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu u shpreh se dëshira dhe vullneti për të ndihmuar është më e madhe se sa mundësia që kemi, andaj sot kemi ndihmuar vetëm një pjesë të atyre që realisht meritojnë të ndihmohen.