Atasheu për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak vizitoi Këshillin e BI në Gjilan

Atasheu për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak  i shoqëruar nga sekretari z.Zymer Ramadani vizituan  Këshillin e BI në Gjilan. Atasheun e priti kryetari i KBI së në Gjilan z.Naim ef Aliu me bashkëpunëtorë i cili e uroi Atasheun për punë të suksesshme në Kosovë si dhe e njoftoi për komunën e Gjilanit në përgjithësi e në veqanti për të ariturat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. 

Ata biseduan edhe për thellimin e bashkëpunimit në forma të ndryshme për të ndihmuar shoqërinë gjilanase si në aspektin  kulturorë, edukativ, fetar  etj. 

/Agim Hyseni/