Antarësia

Me emrin e All-llahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

All-llahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë thotë:

Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet. El Bekare, 261.

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:

Kur vdes njeriu, sevapet i pushojnë t’i arrijnë, përveç se në tri raste:

Sadakasë rrjedhëse, diturisë prej së cilës ka dobi njerëzia dhe fëmijës së mirë i cili lutet për të.

Kush është institucioni i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës?

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), është bashkësi e vetme unike Islame e të gjithë pjestarëve të besimit Islam të Kosovës dhe atyre me qendrim në botën e jashtme.

Kush është Këshili i Bashkësisë Islame?

Këshilli i Bashkësisë Islame është organ themelor i bashkësisë islame në territorin e vet.

Cilat janë të drejtat e pjesëtarit të Bashkësisë Islame?

Pjestarët e fesë Islame kanë të drejtë:

– T’i kryejnë detyra fetare dhe të marrin njohuri fetare në entet dhe institucionet

fetare të BI-së.

– Të marrin pjesë në aktivitetet e hapura të BI-së

– Të zgjedhin organet e BI-së dhe të zgjidhen në to

– Të kërkojnë ndihmën e organeve të BI-së për mbrojtjen e të drejtave të tyre

fetare.

Cilat janë detyrimet e pjestarëve të Bashkësisë Islame?

Pjestarët e Bashkësisë Islame janë të detyruar:

– Të mbrojnë vlerat Islame

– T’u përmbahen rregullave dhe traditave Islame

– Të ruajnë autoritetin, interesat dhe unitetin e BI-së

– T’u përmbahen kushtetutës, rregullave dhe vendimeve të organeve të BI-së

– Të mbështetin moralisht dhe materialisht BI-në, duke dhënë kontributet e tyre, si:

antarësinë, vitrat dhe zekatin.

Çka nënkupton antarësia?

Antarësia është kontribut vjetor i pjesëtarit të Bashkësisë Islame, pa marrë parasyshë moshën dhe gjininë.

Kush lirohet nga antarësia?

Lirohen nga kjo dhënie vetëm rastet sociale.

Si duhet të paguhet ajo?

– Antarësia duhet të kryhet në çfarëdo kohe brenda vitit.

– Preferohet të ipet brenda vitit.

– Mund t’i paguhet inkasantit të autorizuar gjatë vizitës së tij, apo drejtëpërdrejtë

në zyret e KBI-së.

Çka kontribuohet përmes saj?

– Ndërtimi dhe mirëmbajtja e xhamive dhe objekteve tjera të KBI-së.

– Të ardhurat e imamëve të KBI-së,

– Zhvillimi i mësim-besimit për fëmijë.

– Përkrahja e institucioneve arsimore Islame (medreseve dhe Fakultetit të Studimeve

Islame).

– Themelimi dhe mirëmbajtja e institucioneve për kulturë dhe shkencën Islame.

– Themelimin dhe veprimin e enteve bamirëse dhe humanitare.

– Krijimin dhe mirëmbajtjen e pronës së Bashkësisë Islame.

– Financimi i veprimtarisë botuese Islame.

– Ndihma e nevojtarëve, jetimët, rastet sociale, invalidët e luftës, të pa strehët, e tj.

Këshilli i Bashkësisë Islame-Gjilan 2016-2017-Të gjitha të drejtat të rezervuara