Ambasadorja e Turqisë në Kosovë vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan me rastin e festës së Kurban Bajramit

Kryetari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilon sot priti ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë  Kivilcim Kiliçe . Qëllimi I vizitës ishte urimi për festën e Kurban Bajramit meqë rast ambasadorja ka dhuruar 240 pako me mish të kurbanave për familjet në nevojë.

Kryetari i KBI në Gjilan i dëshiroj mirëseardhje  të ngrohtë ambasadores  duke theksuar se mardhënjet në mes të Bashkësisë Islame dhe Turqisë janë raporte vëllezërore të krijuara qysh herët, andaj ne jemi të obliguar që këto raporte t’I vazhdojmë dhe forcojmë edhe më shumë. Ne u jemi falenderues për gjithqka që Turqia ka investuar në infrastrukturën e xhamive , medreseve, shkollave dhe kuadrove të ndryshme. Ne kemi qenë të shqetësuar së bashku me popullin turk për problemet e fundit të Turqisë, andaj falenderojmë Allahun që gjithqka ka përfunduar mirë dhe gjithashtu e përgëzojmë  popullin turk për vetëdijen e lartë që ka treguar kur shteti I tyre ishte në rrezik.

Abasadorja Kiliq falenderoj kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame  për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se Turqia do të vazhdon të mbeshtesë Kosovën në të gjitha sferat, ngase neve përveq marrdhënjeve zyrtare na ofron, kultura dhe  feja.

Në fund të vizitës ambasadorja Kiliq së bashku me kryetarin e KBI në Gjilan ndanë mish të kurbanit për nevojtarët e Gjilanit.