Agjërimi dhe ana shpirtërore psikologjike e njeriut


Agjërimi i muajit të Ramazanit para se gjithash është një adhurim i përsosur për njeriun nga Allahu xh.xh. Dhe përpjekjet e njeriut si qenie e kanë që të shtrijë urtësitë e tij. Për nga pikëpamja dhe prizmi shpirtërorë e psikologjik njeriu në ketë muaj përfiton shumë ane pozitive.

Autor: Mr.sc.Ilir Rahimi
Është më se e sigurt se agjërimi i Ramazanit përmban vlera shpirtërore si edhe është edhe vet esenca e përforcimit të bindjes ndaj urdhrit të Allahut. Muaji i ‘Ramazanit’ është një mundësi e mirë sa i përket anës njerëzore siç është edhe muaj i largimit nga haja dhe pija dhe e cila është e lejuar gjatë ditëve jashtë muajit të Ramazanit ndërsa gjate këtij muaji njeriu ka kufizime me qëllimin që ai (njeriu) nëse gjatë këtij muaji sinqerisht dhe seriozisht e kryen agjërimin dhe adhurimet në përgjithësi do të arrijë që Allahu atij tia falë mëkatet dhe do të arrijë një shkallë më të lartë të devotshmërisë.
Thotë Allahu i Gjithëfuqishëm:
“O ju që keni besuar, u është bërë obligim Agjërimi ashtu sikur ishte obligim edhe për të tjerët para juve, kështu që të bëheni të devotshëm” [Bekare: 183].
Vet thirrja nga ana e Allahut xh,sh, që krijesa më e çmueshme pra njeriu tu bindet urdhrave të Allahut të lartësuar qëllimin kryesorë nuk e ka që atë NJERIUN agjërimi ta robërojë, ose njeriut t’i ndalohen të mirat e Allahut xh,sh, por qëllimi i agjërimit është që vet njeriu si krijesë e dobët që është ai të përfitojë nga kryerja e kushtit te peste të fesë islame.
Njeriu i vetëdijshëm për qëllimin e ardhjes në këtë botë i respekton udhëzimet nga ana e të Lartmadherishmit dhe u bindet atyre sepse e din se të gjitha urdhrat që kane ardhur nga Allahu xh,sh. Kanë ardhur për të mirën e tij e jo kundër tij. Pra njeriut i është thënë kështu: ‘mendo, ndalo, shih etj.
Agjërimi është një shkollë dhe një mundësi i riedukimit të shprehive të njeriut, është një mundësi që ai të përmirësohet; t’i braktisë vetitë e këqija, tu largohet atyre duke e ndrydhe ‘nefsin’ e tij me durim dhe lutje për t’u përmirësuar. Edhe në aspektin psikologjik (shpirtërore) nga ana e psikologjisë pozitiviste në kohën e fundit kanë theksuar se agjërimi “largimi nga haja dhe pija dhe nga gjerat tjera” të gjitha kanë efekt pozitiv mbi njeriun si krijesë të cilës Ai (Allahu) i ka dërguar pejgamberë për të gjithë popujt që kane ekzistuar pa dallim ngjyre e kombi.
Agjërimi luan një rol të fortë të ndërgjegjësimit të njeriut. Individi (njeriu) përmes agjërimit e programon jetën e tij duke e kritikuar veten e tij për lëshimet që mund t’i ketë bërë jasht muajit të Ramazanit. Njeriu përmes vetëkritikës që ja bënë vetë vetës se tij mund të arrijë të edukojë anën shpirtërore te të tij.
Sepse edhe Pejgamberi a.s, ka thënë:
Transmetohet nga Ebu Hurejre se i dërguari i Allahut a.s, ka thënë: “ “Kush e agjëron muajin ramazan me bindje dhe sinqeritet të plotë, me shpresë se do të shpërblehet, atij i falen gabimet e më parme”.
Dhe hadithi tjeter i të dërguarit të Allahut i cili thotë: “agjëroni që të jeni të shëndetshëm”
Njeriu për nga antyra është i gabueshëm dhe përmbajtja e udhëzimeve kuranore dhe atyre te profetit a.s të gjitha e kanë një qëllim që njeriun t’a nënshtrojnë për tu bindur ligjeve të të Madhit Allah.

Pra cilët janë përparësitë psikologjike të edukimit të njeriut?

Agjërimi nga perspektiva psikologjike është një rezistencë dhe një përforcim i imunitetit të trupit të njeriut dhe jep rezultate edhe psikike. Përpjekjet që njeriu i bënë gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit përmes agjërimit duke braktisur ushqimin pijen dhe duke e shijuar etjen dhe urinë njeriun e bënë që të fitojë ndjenjë solidariteti me të tjerë; konkretisht me ata që nuk kanë. Gjatë Ramazanit motivet si uria dhe etja ndrydhen që njeriu të arrijë atë gradë më të lartë si nga aspekti i shpërblimeve ashtu edhe nga aspekti i krijimit të vetëkontrollit si në trupin e tij ashtu edhe ne atë shpirtëror.
Njeriu përmes vetëkontrollit ai mund të arrijë që ta riedukoje ndjenjën e zemërimit, ai (njeriu) më parë mund ta ketë pasur veti jo të pëlqyera edhe nga vete ai, por që Ramazani dhe kryerja e lutjeve si të namazit, edhe urdhrave të tjera ai mund që pas këtij muaji të dalë më i pastër nga shumë anë. Edhe vetë Allahu xh.sh, në lidhje me mëshirën thotë: “ trego mëshirë, urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të pa diturit”. (kuran:-7/199)
Ne kurë e falim dikë që na ka bërë padrejtësi gjatë jetës tonë ne nga aspekti Psikologjik:
● E çlirojmë veten nga stresi (dhe mundimet) fizik dhe ndiesor.
● Ne çlirohemi nga dhimbjet e së kaluarës dhe fillojmë të jetojmë të tashmen.
● Dhe kurë të çlirohemi nga brendësia shpirtërore ne fillojmë të jetojmë të lumtur.
Dhe sipas disa hulumtimeve përkitazi me agjërimin janë bërë disa hulumtime shkencore sa i përket dobive të agjërimit tek ata që i nënshtrohen ; ata kanë vërejtur se tek agjëruesi aktivizohet nje hormon i lukthit në brendësinë e njeriut dhe pas disa orëve për shkak të agjërimit lukthi fillon të sekretohet dhe më pas të rritet niveli i gjakut. Ky hormon duke ndikuar në pjesën e trurit i njohur ne shkencën e psikologjise si hipotalamus e shton ndjesinë për uri dhe përmes shumimit të sekretimit të acidit në lukth e pregadite trupin për
të ngrënë ushqim. Pra agjërimi kërkon nga njeriu që gjatë një kohe të mbetet pa ushqim ky hormon me sasi të mjaftueshme gjendet në gjakun e individëve që agjërojnë.
Hulumtimet shkencore të realizuara në lidhje me agjërimin përgjatë periudhave të ndryshme kohore tregojnë se në tru ngjallet ‘faktorin e zhvillimit nervor’. Faktorë të tille dhe shumë të tjerë e detyrojnë trurin tonë që duke prodhuar qeliza nervore të reja në të njejten kohe ta ngritë në një nivel më të lartë dhe më efikas për përdorimin e energjisë nga ana e trurit tone.

Këshillat për Ramazan:
Mos qëndroni uritur. Ka thënë Pejgamberi a.s,:
“kurë të agjërosh, atëherë le të agjërojë bashke me ty edhe dëgjimi, shikimi dhe gjuha jote nga gënjeshtrat e mëkatit.
Dhe kurë të agjërojmë të mos:
● ‘Zhytemi ne përgojim’
● ‘Të mos i lëndojmë njerëzit’
● Të mos shpërndajmë hidhërim ndaj njerëzve

Pra që kurë të agjërojmë të agjërojmë me tërë qenien tonë.