Nga aspekti fetarë, aborti donë të thotë mbytja apo nxjerrja e fëmijës nga barku i nënës së tij, qoftë nga vetë nëna apo nga dikush tjetër, me një ndërhyrje fizike apo diç të ngjashme. Që nga dita e parë e shtatzënisë ai është fëmijë me jetë. Kjo, në ditët e sodit për dallim nga kohërat e më parme, po bëhet nga mjekët në një vend të caktuar përmes mjeteve dhe aparaturës mjekësore që sot posedon.
Historiku i abortit
Në Kuran dhe hadithe në mënyrë të drejtpërdrejtë kjo çështje nuk është cekur (por tërthorazi). Ndoshta për arsye se atë kohë nuk është praktikuar shumë apo rrallë është praktikuar. Në kohën kur shkenca e fikhut / jurisprudencës filloi të formohet dhe të ndahet në literaturë, (që nga shekulli i parë hixhri), së pari, çështja e mbytjes së fëmijës aksidentalisht apo me qëllim në mitër, është diskutuar në kapitujt mbi legjislacionin e dënimeve dhe veprave penale. Ndërsa më pas (pas katër shekujsh kur jetuan imamët e mëdhenj – muxhtehid dhe kur dituria dhe shkenca islame ishte në kulminacion) u diskutua çështja në lidhje me atë se a lejohet apo jo pengimi apo ndalesa e lindjes së fëmijës derisa ai është në mitrën e nënës. Ajo që përmendet në Kuran dhe theksohet si “mbytje e fëmijëve të gjallë dhe varrimi i tyre të gjallë” tregohet me ajete të veçanta si një krim i theksuar, ndërsa sa i përket mbytjes së fetusit, nuk është theksuar me ndonjë shprehje apo term të veçantë, por se është theksuar në mënyrë të përgjithshme duke e përfshirë edhe këtë nga e para. Tekstet Hyjnore në mënyrë të veçantë e përfshijnë edhe mbytjen e fetusit edhe ajeti ku “ndalohet të mbytët një shpirt pa të drejtë”.Në Suren El En’am thuhet: (Shih: El En’am, 98.) Fetusi në mënyrë të prerë hyn dhe bën pjesë në termin “nefs – ego apo shpirt” ndërsa sa i përket asaj se a mundë të quhet si fëmijë, kjo është e pa përcaktuar saktësisht, por e mundshme. Në mesin e këtyre krimeve dhe mëkateve ekziston edhe ajo e quajtura “mbytja e fëmijëve”. Në këto ajete bënë pjesë edhe fetusi në statusin e të qenit fëmijë. Ndërsa në hadithe nuk ka kaluar çështja lidhur me parandalimin e lindjes apo eliminimin dhe mbytjen e fetusit. Sa i përket azlit (hudhja e spermës jashtë organit – si metodë kontraceptive – përkth.) nuk ka të bëjë me eliminimin e fetusit, por aty flitet rreth çështjes së pengimit apo parandalimit në mes spermës dhe vezës (parandalimit të shtatzënisë – përkth.) e që veprimi i një azli të këtillë (kontracepsioni) është quajtur një gjë sekrete. Mirëpo kur disa dijetarë juristë shkojnë ka lejimi i abortit apo eliminimi i fetusit, këtë mundohen ta ndërlidhin me çështjen – argumentin “fryrjen apo dhënien e shpirtit”, por që hadithi në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me abortin. Gjërat si (farz, vaxhib, mendub, mubah, mekruh, haram etj. për të qenë njëra nga këto) që në shkencën e fikhut-jurisprudencës janë tema për shpjegim dhe sqarim, duke u nisur nga argumentet lidhëse dhe burimet tjera për gjërat dhe sjelljet fetare, ndërsa çështja e eliminimit të fetusit është trajtuar në dy mënyra:
a) Se a është e lejuar apo jo, si dhe
b) Dënimi që do merret në rast se eliminohet fetusi me qëllim apo aksidentalisht.
Aborti nga këndi i lejimit apo ndalimit:
Derisa në shkencën e fikhut bëhen hulumtime dhe analiza në lidhje me atë se a është e lejuar mbytja e fetusit apo aborti, juristet së pari janë përqendruar në çështjen e të qenët fetusi i gjallë dhe se a është bërë gjallesë njerëzore apo jo. Derisa vërehet se fetusi është i gjallë dhe është njeri, asnjë jurist nuk mundë të jep leje për eliminimin e tij; sepse Islami rreptësisht e ka ndaluar mbytjen e një shpirti (nefs), një fëmije të lindur dhe një mbytje të një njeriu. Ndërsa çështja dhe animi i disa juristëve që mundë të thonë dhe anojnë nga ajo se aborti mundë të lejohet në ndonjë kohë të caktuar e që kjo i ka shtyrë ata të mendojnë kështu, nuk është gjë tjetër përveçse dituri e mangët – dobët. Ngatërrimi i një hadithi, komentimi i gabuar i tij dhe devijimi i tij nga këta (juristë), është një gjë që këtyre juristëve u është ofruar informacion i periudhës kur ata kanë jetuar, pra, informacion i “mjekësisë së gabuar nga bota e gjallesave”.
Mendimi i Imam Gazâliut
Njohuritë dhe informacionet e mangëta dhe të gabuara rreth abortit. Në veprën e tij të njohur dhe shumë të çmuar për shkencat e përgjithshme islame, e veçanërisht në shkencën e fikhut-jurisprudencës, Gazzaliu në Ihjâu- Ulûmi’d-dîn, kur fletë për çështjen e fetusit dhe hedhjes së spermës jashtë organit të femrës, ndër të tjera thotë: “Azli – hudhja e spermës jashtë, aspak nuk i ngjason mbytjes së fëmijëve femra duke i futur ato në dhê, apo edhe mbytjes së fetusit. Sepse dallimi i kësaj nga ato dy të tjerat është se, në rastet tjera, po eliminohet një gjë e ekzistuar, ndërsa tek kjo ende nuk është formuar diçka. Kjo ka disa faza deri në formimin e fetusit. Faza e parë e ekzistimit të tij – formimit është depërtimi i spermës së mashkullit në vendin e duhur të femrës dhe përzierja e dy qelizave në mes vete dhe që këto të vijnë në një gjendje të përshtatshme për jetë. Prishja dhe eliminimi i kësaj është krim. Por krimi edhe më i madh i kësaj është eliminimi i rastit kur kjo të përzihet me njëra-tjetrën dhe të forcohet, në atë masë së të bëhet sikurse copë mishi. Ndërsa krimi bëhet edhe më i madh, kur atij i jepet shpirti dhe merr formën e krijesës së njeriut. Kurse krimi më i rëndë ndër të tjerat është nxjerrja e fetusit nga barku i nënës duke qenë i gjallë dhe më pas mbytja e tij. Thek suam se “fillimi i krijimit të njeriut nuk bëhet që nga momenti kur sperma e mashkullit të dele nga ai, por kjo bëhet kur sperma e tij bashkohet dhe përzihet me qelizën vezë të femrës”. Sepse fëmija formohet nga përzierja e qelizës vezë dhe spermës e jo vetëm nga sperma e mashkullit. E kjo realizohet nga bashkimi i qelizave të të dyve apo nga bashkimi i spermës së mashkullit me bashkimin dhe përzierjen e gjakut të hajzit të femrës”.(El-Ihja si dhe komenti i veprës “el-it-haf”, v.5, f. 380.) Gazaliu i cili kishte jetuar shumë kohë më parë, që më (505/1111) ka vdekur, ka dhënë shpjegime dhe komente përkthyese shumë precize për atë periudhë dhe se përmes shpjegimeve të tij, ka hapur rrugë që juristët fetarë, të bëjnë edhe me tepër analiza rreth temës në fjalë:
a/ Shumë juristë, sikurse Gazzaliu, me që përzierja e cila ndikon në krijimin dhe formimin e fëmijës nga mashkulli dhe femra, e që kësaj i thuhet ujë – lëng amnional sipas burimeve fetare, në atë mënyrë siç quhet sperma e mashkullit ujë, po ashtu i thuhet edhe vezores së femrës (ujë – el-mâu).
b/ Kur bëhet përzierja e dy lëngjeve, pra kur vërtetohet aftësia e plleshmërisë, në vend se ta e quajmë këtë gjë diç të gjallë, kjo quhet aftësi për të qenë gjallesë që t’i jepet shpirt, pra kështu emërohet veza e plleshmërisë.
c/ Pasi të përcaktohet veza për plleshmëri, dy fazat që fetusi i kalon në mitër quhen “aleka – gjak i ngjizur në mitrën e nënës apo veza e fekonduar”. Dhe “mudga – një kafshatë mishi”. Në bazë të asaj që sot mjekësia na mëson, fetusi asnjëherë nuk mundë të jetë një copë gjaku i ngjizur apo ndonjë copë mishi i pa jetë.
d/ Edhe informacioni që jepet se mundë të formohet fëmija si rezultat i kontaktit intim nga gruaja dhe burri, kur në atë moment sperma e mashkullit përzihet me gjakun e hajzit të femrës, është një informacion që nuk përputhet me shkencën bashkëkohore të mjekësisë.
e/ Sa i përket dhënies – fryrjes së shpirtit, kjo do të theksohet në një hadith që do të shpjegohet më poshtë. Për një gjë si dhënia e shpirtit, se në ç’kuptim vjen kjo njohuri, nuk mund të ofrojmë diçka konkrete dhe informacion bazuar në shkencat e jurisprudencës, se athua në ç’procese jetësore ndikon dhe hynë kjo çështje.
f/ edhe me gjithë këto mangësi të informacioneve, Imam Gazzaliu, çështjen e aktit intim dhe depërtimin e spermës së mashkullit në mitrën e nënës e llogarit si “një fazë e ekzistimit të njeriut”. Ai po ashtu eliminimin e kësaj ndodhie e llogarit si një krim i hapur dhe tejet i rëndë.
Aborti nga këndi i haditheve dhe fik’hut
Në burimet e literaturës që përmblidhen hadithet, sipas një transmetimi që ka ardhur, Pejgamberi a.s. caktimin (kaderin) dhe krijimin e njerëzimit e shpjegon në këtë mënyrë: “Secili prej jush në mitrën e nënës , katër dhjetë ditë qëndron në formë të pikës së spermës, pastaj po aq ditë qëndron në formë të koagulimit (alek’a), pastaj po aq ditë do të krijohet në formë të një cope të mishit (mudga). Pastaj Allahu ia dërgon melekun i cili i thotë katër fjalë: i shkruan veprimet e tij, kohëzgjatjen e jetës së tij, rrëskun dhe se a do të jetë fatlum ose fatkeq në këtë botë. Në fund në të e frymëzon shpirtin. Ndërkaq, njeriu është i lirë të kryejë veprimet e xhehennemlinjëve, ashtu që në mes tij dhe xhehennemlinjëve largësia të jetë vetëm një arshin, por nëse libri ia kalon dhe ai kryen veprimet e xhennetlinjëve ashtu që në mes tij dhe Xhennetit ka largësi vetëm një arshin. Nëse libri e kalon dhe ai kryen veprimet e xhehennemlinjëve, do të hyn në Xhehennem”.(Buhariu, Bed’u’l-halk, 6; Muslim, Kader, 1-5).)Në Kuranin Fisnik, p.sh. në ajetin (Shih:El Muminunë, 14).si dhe në hadithet e Pejgamberit a.s. periudhat e krijimit të fëmijës në mitrën e nënës janë shpjeguar në një mënyrë të tillë sa të mundë të kuptoje dikush që këtë çështje e shikon nga jashtë. Nga kjo është kërkuar prej tyre që të marrin shembull, të kuptojnë Njëshmërinë dhe Madhërinë e Allahut në mënyrë që sa më mirë të kuptojnë edhe caktimin dhe mundësinë e paskajshme të Atij. Mirëpo në çështjen e transmetimit të disa haditheve, mundë të themi se ndonjëherë mundë të ketë ndonjë lëshim nga transmetuesi, që ato më pas të duken në kundërshtim me njëra tjetrën. Përmes disa aspekteve, ne do të sjellim shpjegime të hollësishme:
a). Lidhur me dhënien e shpirtit të fëmijës janë dhënë disa numra të ndryshëm si; pas 40, 42, 45 dhe 120 ditë. Tani, me që dhurimi i shpirtit bëhet pas një kohe të caktuar, ne nuk mundë të pranojmë përpikërinë e këtyre haditheve si autentike (sahihe).
b). Përcaktimi i gjinisë së fëmijës nga ana e Krijuesit se ajo bëhet pas ditës së katërdhjetë, është në kundërshtim me të dhënat që ka sjellë shkenca mjekësore. Sepse gjinia e fëmijës është e ditur qysh nga dita e parë e shtatzënisë, sa që po kështu qëndron çështja edhe me disa specifika tjera personale.
c). Sipas ekspertëve që kanë specializuar në këtë drejtim mjekësorë, mësojmë se zëmra e fëmijës në barkun e nënës fillon të rrah që nga fundi i javës së tretë të shtatzënisë. Pastaj, në ditën e 24-25-të fillojnë formimet e para të syve dhe veshëve si dhe krihet e këmbët, në të 30-tën lensi në sy, nga dita 36-42 fillojnë të formohen ndarjet në mes gishtërinjve të dorës dhe këmbës si dhe forma e jashtme e veshëve. Mirëpo gjëja më e rëndësishme nga aspekti i tematikës sonë këtu është se, hadithi në fjalë nuk ka asgjë të bëj me “mbytjen e fetusit apo elementet tjera për të”. Kështu që ky hadith është theksuar më shumë për krijimin e njeriut dhe kaderin e tij. Për këtë arsye, edhe dijetarët e hadithit, këtë hadith e kanë futur në listën e kapitujve të haditheve “mbi krijimin” dhe “kaderin – caktimin”.
Norma e abortit nga këndi i jurisprudencës sipas medhhebeve qëndron kështu:
Edhe pse një pjesë e juristëve të dijetarëve hanefit, lejojnë abortimin e fëmijës para se t’i mbush ai 120 ditë, ata në këtë rast rëndë gabojnë duke u mashtruar në informacionet e bazuara se, a thua gjatë kësaj kohe në mitër është formuar fëmija apo ndonjë shtresë a copë gjaku apo edhe mishi. Ata kanë sjell normën “Përderisa gjëja që gjendet në mitër nuk lëviz, e që kjo lëvizje është nga gazrat etj. por, derisa nuk dihet se kjo po vije nga fëmija, nuk mundë të gjykohet se ai është fëmijë”. Në bazë të kësaj, i është sjellë shtesë e informacionit të dobët dhe gabuar. Ndërsa në ditët tona, për të parë se ç’është formuar në mitër, përmes testeve apo kontrollit te mjeku vërtetohet një gjë e tillë, është pra fëmijë apo jo, brenda dhjet – pesëmbëdhjetë ditësh. Kështu që brenda katër dhjetë ditëve mësohet edhe për formimin e shumë organeve të tij. Kështu që nuk është aspak e mundur që para këtyre të dhënave mjekësore dhe informacioneve të tyre, të bazohemi në mendimin e atyre disa juristë hanefitë që thonë se është e lejuar të bëhet aborti brenda 120 ditëve. Një fetva – përgjigje juridike e tillë, është pjesëmarrëse në krim.
Juristet e medhhebit Maliki, në mënyrë të theksuar kanë thënë se nuk lejohet largimi apo aborti i fetusit qoftë kjo kohë të jetë edhe para katër dhjetë ditëve. Përderisa disa nga juristët e medhhebit Shafii japin një mendim – përafërsisht me disa arsye të hanefive – se mundë të largojnë fetusin edhe nëse nuk i ka mbushur katër dhjetë ditë, juristët si Imam Gazzaliu kanë thënë se një gjë e tillë është haram dhe se ata, kanë thënë që ky është mendimi i saktë e që duhet të merret për bazë. Sipas juristëve të medhhebit Hanbeli, është e ndaluar largimi i fëmijës apo aborti, nëse kalojnë katër dhjetë ditë të shtatzënisë. Ndërsa nga ata juristë që thonë se kjo lejohet para se të mbushën katër dhjetë ditë shtatzëni, janë bazuar në ato informacione të gabuara që u cekën më sipër.(Në lidhje me këtë referim shih: Zejdân, el-Mufassal, 3, 119-127). Sipas jurisprudencës islame – fik’hut e drejta personale e fëmijës fillon që nga momenti kur ai të vendosët në mitrën e nënës.
Veprimi penal për abort dhe dënimet për të
Juristët – fukahatë pranojnë se fetusi llogaritet si njeri (në bazë të kodit të tij gjenetik që duket dhe plotësohet). Ata bashkohen në mendimin se eliminimi i fetusit llogaritet krim (penalizim). Mirëpo që të gjykohet për një gjë të tillë se vërtetë është vepër penale, kanë vënë kusht të jetë e ditur sigurt që formësimi në mitër të jetë fetus (fëmijë në barkun e nënës). Përderisa ekziston mundësia se fryrja e barkut apo lëvizja e tij është nga gazrat apo gjërat tjera të ngjashme me këtë, është thënë se eliminimi i tij nuk mund të llogaritet krim. Sipas shumicës, në mënyrë që të ç’fuqizohet një mundësi e tillë si shkak i intervenimit në të, është vënë kusht që “gjëja e formuar aty, të nxirret jashtë dhe të duket se është fetus”. Që të bëhet krimi, duhet të kalojë një kohë, dhe gjëja e nxjerrë apo e hedhur t’i ketë organet e bashkuara qoftë nëse këto janë vetëm edhe pjesërisht. Këto kushte bazohen në të njëjtin shkak (të më sipërm). Qëllimi është që të dihet sigurt se gjëja e nxjerrë të jetë gjallesë njerëzore. Me që mundësia për të ditur se formësimi në mitër është fetus apo një subjekt tjetër, sot mundësohet përmes një kontrolli dhe hulumtimi të thjeshtë, ky kontroll, i heshtë divergjencat dhe dyshimet e kësaj. Një nga çështjet që juristët të gjykojnë për krimin ndaj fetusit, është edhe ajo se këta parashtrojnë edhe kushtin që të dihet dhe njihet ajo se, fetusi është mbytur nga një intervenim apo jo.
Në të kaluarën mundësia e njohjes së fetusit se a është në jetë apo jo ishte e kufizuar. Por kjo njihej pas disa fazave që duhej pritur. Kështu që disa juristë kanë thënë: “fetusi duhet të nxirret i gjallë e më pas te vdesë, në të kundërtën nuk dihet se a është ai i vdekur apo jo para se të bëhet intervenimi”. Ndërsa sot nuk ka mbetur asnjë dyshim rreth kësaj. Mundësia është krijuar që të mësohet se fetusi është gjallë apo vdekur në çdo fazë të tij, e po ashtu mësohet se për cilin shkak ka ndodhur vdekja. Një nga elementet tjera të rëndësishme për të bërë përcaktimin e dënimeve dhe ndëshkimeve është edhe “qëllimi dhe dëshira” për krim. Juristët e Medhhebit Maliki kanë thënë se nëse është bërë diçka e qëllimtë për mbytjen e fetusit, atëherë gjykohet se edhe krimi – mbytja është bërë me këtë qëllim. Sipas mendimit më të pëlqyer dhe pranuar të tri medhhebeve tjera, meqë nuk janë të sakta çështjet se fetusi është formë njerëzore në mitër që jeton, para se të bëhet krimi dhe mbytja e tij, dënimi për të nuk vlerësohet si një vepër e bërë me qëllim, por si një vepër që i përngjanë asaj të qëllimtës (shibhu’l-amd), apo përmes ndonjë mënyre aksidentale – të gabuar (hataen). Dënimi për vdekjen, mbytjen apo abortimin e fetusit si rezultat i një vepre të nënës së tij apo ndonjë ndikimi tjetër të pa drejtë, sipas jurisprudencës – fik’hut klasik është shpjeguar sikurse në gjendjet e paraqitura më poshtë:
Kur fetusi del i vdekur:
Në këtë rast, me që ka dyshime për veprimin e vdekjes, dënimi për këtë është gjobë shpagimi gjakut nga vrasësi. Ajo që në terminologji quhet “el-gurre” që donë të thotë dëmshpërblim material, llogaritet me sasinë e dënimit për pesë deve apo dënim kesh që vlen sa pesë deve. Kur fetusi del nga mitra i gjallë dhe nëse vdes pasi të del nga aty si shkak i ndonjë veprimi:Në këtë rast, me që dihet sigurt se vdekja ka ndodh si rezultat i një ndikimi të jashtëm, dënimi i kësaj sipas atyre që një gjë të tillë e llogarisin si “të qëllimtë” është dënimi nga lloji i njëjtë (el-kisasu), ndërsa sipas atyre që këtë mbytje e llogarisin si mbytje “aksidentale apo e ngjashme me atë të qëllimtën” e që dënimi i këtij rasti është shpagim me diçka (dijet). Shpagimi i plotë (dijet) për fëmijën mashkull është njëqind deve, për femrën është pesëdhjetë deve apo vlera e këtyre (përafërsisht kjo është llogaritur në 213 gram flori). Këtë dijet e marrin edhe trashëgimtarët. Nëse trashëgimtarët e falin këtë, ky borxh bie nga fuçia.
Kur fetusi del i gjallë dhe më pas vdes për shkaqe të ndryshme:
Me që ky rast nuk ndërlidhet me vdekje, mbytje apo nxjerrje, duhet vetëm ndëshkim (ta’zîr) për shkaktarët që bëjnë këtë lindje të parakohshme. Ta’zir – është ndëshkimi të cilën e jep dhe përcakton gjykatësi apo shteti.
Kur fetusi del pas vdekjes së nënës së tij, apo nëse mbetet brenda:
Në këtë rast, do të vdes fetusi ose do të bëhet lindje e parakohshme. Që në të dy mundësitë, si ndëshkim jepet ndëshkimi (ta’zir) kur shkaqet e abortit janë të pa njohura (etiologji idiopatike) e pa njohura. Por nëse shkaqet (etiologjia) e kësaj dihen, atëherë ndëshkimi për të bëhet sipas pikave tjera. Dënimi i cili i jepet vepruesit për veprën e bërë, nuk është vetëm dënim me kisas apo dietë, por kjo ka të bëjë edhe me dënime keffareti (kompensimi). E këto janë: lirimi i një robi, nëse nuk ka rob, të agjërohet dy muaj pa ndërpre, nëse nuk mundë ta bëje këtë (sipas disa juristëve) të ushqeje gjashtëdhjetë skamnorë për një ditë.
Dënimi për abortin në ditët e sotshme
Abort quhet nxjerrja e fëmijës nga mitra e nënës në ndonjë fazë kohore pa marrë parasysh atë, kur ai është i gjallë. Këtu nuk ka fare dyshim se i mbyturi është fëmijë, se ai ka qenë në jetë para abortit dhe se veprimi është bërë me qëllim. Atëherë pra, veprimi për abort, përderisa nuk bëhet nga ndonjë arsye dhe shkak shumë i rëndësishëm dhe i lejuar, është një krim i bërë qëllimisht, ndërsa dënimi për të është dënim sikurse që i është bërë këtij.
Prof. Dr. Hayreddin Karaman Përktheu: Mr. Zymer Ramadani /bislame.net