Në vazhdën e aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan për nderë të muajit të Ramazanit është shtruar iftar për Shoqatën e të verbërve të Komunës së Gjilanit. Ata sonte ishin musafirë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, në iftarin e shtruar enkas. Kryetari Naim Aliu I falenderoi ata për përgjigje në ftesën e sofrës së iftarit I cili për Bashkësinë Islame është më I veqanti ngase këta njërëz edhe pse janë të privuar nga një begati vazhdojnë ta falenderojnë Allahun duke e agjeruar Ramazanin dhe duke e falenduar për mirësitë e tjera të panumërta.
Në emër të Shoqatës të Verbërve të Kosovës Bujar Spahiu falenderoi Bashkësinë Islame për iftarin e shtruar dhe gjithashtu edhe për ndihmat e kohëpaskohshme që I ofrohen kësaj kategorie të njerëzve