Në vazhdën e aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan për nderë të muajit të Ramazanit sonte janë bashkuar kategoria e njerëzve të cilët kanë kontribuar shumë në sfera të ndryshme të shoqërisë sonë kosovare.
Ata sonte ishin mysafirë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, në iftarin e shtruar enkas për gurbetqarë.
Kryetari Naim Aliu i falënderoi ata për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme për ndryshimin e gjendjes së popullit tonë. Kontributi I të cilëve ka qenë I theksuar edhe në ndërtimin e institucioneve të vendit, të Bashkësisë Islame, ne ruajtjen e familjes dhe aty ku kosovarët kanë pasur nevojë për mbështetje , gurbetqarët kanë qenë shtylla kryesore e përkrahjes në çdo sferë.
Në emër të gurbetqarëve nikoqirin e këtij iftari e falënderoi Haxhi Ekrem Muji i cili tha se është e vërtetë se ne jemi munduar që të kontribuojmë jo vetëm për familjet e tona në gurbet, ngase dertet më të mëdha kanë qenë ato të cilat kanë pasur të bëjnë me vendlindjen tonë. Ndërsa sonte jemi shumë të privilegjuar që Bashkësia Islame nuk e ka harruar mundin tonë modest dhe na ka bashkuar në sofrën e iftarit.