Në vazhden e aktiviteteve te muajit të Ramazanit Kbi shtroi iftar për një pjesë të jetimeve të Komunës së Gjilanit të cilët janë të rigjistruar që nga paslufta e deri më tani. Disa prej tyre gëzojnë një përkujdesje mujore 30 euro në muaj dhe herë pas here janë ndihmuar me pako ushqimore, çanta shkollore veshëmbathje etj.
Sonte kryetari I KBI Naim Aliu shtroi një iftar të përbashkët për 90 persona përfshirë edhe familjarët më të ngushtë të tyre. Një fjalë rasti që mbajti kryetari Naim Aliu emocionoi të pranishmit I cili fillimisht u tha : “ndihem jashtëzakonisht I vogël para këtyre fëmijëve dhe për këtë arsye edhe jam ulur në tavolinat e fundit për ti lënë kryet e vendit fëmijëve të cilët po rriten pa babë, I tillë jam edhe vet ngase kam qenë shumë I vogël kur më ka vdekur babai”.
Ai gjithashtu u zotua se do të mundohemi që bashkëpunimin për këta fëmij do ta vazhdojmë nëpërmjet donatorëve të mundshëm dhe në të njejtën kohë bëri një thirrje të gjithë të interesuarve për t’I ndihmuar kësaj kategorie, bizneseve dhe individëve të interesuar, se Këshilli I Bashkësisë Islame do ti ofroj të gjitha mundësitë që ndihmat e qytetarëve të arrijnë deri te jetimët e Gjilanit.
Në fund secilës familje që prezentoi në iftar ju dha një pako me gjërat më elementare për ushqim . Ditet ne vazhdim te ramazanit do te kete edhe aktivitete tjera humanitare per ti lehtesuar jeten familjeve ne nevojë.