Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Ternava, priti në takim kryetarin e KBI-së në Gjilan Naim ef. Aliu i cili i dhuroi librin e sapobotuar nga Këshilli i Bashkesisë Islame i Gjilanit “Dëshmi për kohën” të autorit Islam Osmani, në të cilin paraqitet kontributi i Këshillit të Bashkesisë Islame të Gjilanit në levizjen gjithëpopullore për çlirim gjatë viteve 90. Myftiu Tërnava falenderoi KBI-në e Gjilanit për botimin e këtij libri, i cili dokumenton kontributin e Bashkësisë Islame për lirinë dhe shtetesinë e Kosovës.