Mërgimtari nga Zhegra, Gazmend Dema me punë të përkohshme në Zvicër ka ofruar dhuratë një “Mercedes Kombi”, i cili sipas kryeimamit Iljaz Mustafa do të përdoret për nevojat e ceremonisë së varrimit dhe të gjitha nevojave tjera që ka BIK-u.
Gazmend Dema nga Zhegra ka gëzuar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ceremoninë e varrimit, pasiqë tash e tutje ata do të kenë në dispozicion një “Mercedes Kombi”. Kjo dhuratë i është dorëzuar të mërkurën Naim Aliut kryetar i BIK-ut në Gjilan.
Naim Aliu e ka çmuar lart kontributin e Gazmend Demës dhe ka thënë se tash e tutje do ta kenë më të lehtë për të ndihmuar të gjitha kategoritë që janë nevojtare. “Një falënderim shumë i veçantë për këtë mërgimtar, bamirës e human në zemër e në shpirt. Zoti e shpërbleftë me të gjitha të mirat” ka thënë me këtë rast Naim Aliu.