Në lokalet e KBI-së në Gjilan sot u mbajtë takim me anëtarët e Këshillave të Xhamive të qytetit. Në këtë takim kryetari Naim ef. Aliu dhe kryeimami Iljaz ef. Mustafa folën për koordinimin e punëve si dhe për një bashkëpunim më të madh të ndërsjellt në mbarëvajtjen e jetës fetare në mes të KBI –së dhe Këshillave të xhamive të qytetit të Gjilanit në të ardhmen. Në këtë takim poashtu u fol edhe për mirëmbajtjen e objekteve fetare si dhe për mbikqyrjen e punës së imamëve dhe të muezinëve në mënyrë që punët të vajnë ashtu si duhet dhe të kemi rezultate më të mira.
Kryetari I KBI-së Z. Naim ef. Aliu pasi përshëndeti të gjithë anëtarët e këshillave të xhamive që ishin prezent, i falenderoi për punën dhe bashkëpunimin me Këshillin e BI, duke potencuar mirvajtjen e jetës fetare dhe të mirëmbajtjes së xhamive fal angazhimit të anëtarëve të këshillave të xhamive si dhe të punës së kryeimamit z. Iljaz ef. Mustafës. Në vazhdim kryetari I KBI-së Gjilanit dëgjoi seicili nga antarët e këshillave për gjendjen e xhamive dhe në kryerjen me rregull të punës nga imamët dhe muezinët nëpër xhamit e tyre.
Në fund u tha se takime të tilla duhet të mbahen regullisht me anëtarët e këshillave të gjitha xhamive që i përkasin KBI-së në Gjilan.