Sot në xhaminë e madhe në Gjilan u mbajtë duaja e haxhit.
NGA GJILANI NË KËTË VIT 67 HAXHINJË E VIZITOJNË MEKËN DHE MEDINËN
Në Xhaminë e Madhe në Gjilan ,sot para namazit të drekës u mbajtë takimi me haxhinjët e rinjë që këtë vit do e vizitojnë Qaben (Mekën) dhe kryejnë shartin e pestë të islamit-Haxhin. Këtë vit nga Territori i Komunës së Gjilanit vendet e shenjta -Mekën dhe Medinën e vizitojnë 62 haxhinjë, nga ta dy ( Mulla Jusuf ef. Mustafa dhe Mulla Naser Ef. Halimi) udhëheqës të haxhinjëve në këtë rrugëtim.
Këtij numri të haxhinjëve sivjet iu bashkangjiten edhe pesë haxhinjë të tjerë gjilanas si mysafir të mbretit të Arabisë Saudite.
Solemnitet të këtilla përcjellës për në haxh , në prani të shumë besimtarëve islam, mbahen vetëm një herë në vit kur edhe është koha e shkuarjes së haxhinjëve në vendet e shenjta .
Takimi u organizua nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit,me qrast kryetari i KBI-së së Gjilanit, Mulla Naim ef. Aliu,me një fjalë përshëndetëse përgëzoi haxhinjët e ri gjilanas duke u uruar rrugëtim të mbarë dhe qëndrrim e kalim sa më të mirë në vendet e shenjta në Meke dhe Medine dhe haxhë të pranuar nga Allahu i Madhërishëm. Mulla Naim ef Aliu në fjalën e tij theksoi edhe dobitë dhe të mirat që u sjell ky rrugëtim për në vendet e shenjta haxhinjëve dhe uroi që atyre tu shërbej shendeti dhe ti kryejnë të gjitha obligimet që parashihen për haxh.
Para se të bëhej duaja e haxhinjëve,Sabri ef. Bajgora Kryeimam i BI të Republikës së Kosovës në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se të gjithë ju që do të merrni këtë rrugëtim të shenjtë këtë udhëtim jetësor Ju dëshiroi rrugë të mbarë, haxh të pranuar,duke e lutur Allahun që të gjitha mëkatet tuaja dhe tona të na i falë. Udhëtimi dhe qëndrimi në vendet e shenjta është një rrugëtim që kërkon edhe sakrifikica por edhe nuk është edhe aq i rëndë siq e paraqesin nga një herë . ai do bëhej shumë i lehtë dhe i përshtatshëm duke iu përmbajtur këshillave dhe sygjerimeve të udhëheqësëve të rrugës së haxhit.
Kur të marrim rrugë ne gjithëhere përgatitemi,poashtu edhe për këtë rrugëtim të shenjtë duhet të përgatitemi duke u furnizuar me devotshmëri ,me sabërpn e durimin duhet ti kemi me vete në mënyrë që të kalojmë sa ma mirë në këtë rrugëtim jetësor .Duke folur për takimin e miliona besimtarëve islam në vendet e shenjta Sabri ef. Bajgora theksoi se këtë tubim dijetarët islam e konceptuar si një Kongres i madh i myslimanëve që mbahet çdo vit ku tubohen në vendet e shenjta diku 4 apo 5 milon besimtarë islam. Atu takoheni me njerës të racave dhe kombeve të ndryshëm anë e mbanë botës islame.Të gjithë këta njerëz i bashkon besimi islam dhe fjala e vetme “La i lahe il-Allah Muhameden resulullah”. andaj falenderoj Allahun që na ka bërë edhe neve pjesë e këtij trungu musliman. Duaja e haxhinjëve asnjëherë nuk kthehet ,por ajo pranohet andaj ju porosis që të shfrytëzoni sa ma mirë me ibadet dhe lutje qëndrimin tuaj në ato vende, andaj edhe një here iu uroj rrugëtim të mbarë dhe qëndrim të rehatshëm në vendet e shenjta dhe me një uratë që Allahu t ua pranojë haxhin dhe të gjitha lutjet e duatë gjatë ditëve sa qëndrojnë atje theksoi në fund të fjalës së tij Sabri ef. Bajgora,kryeimam i BI të Republikës së Kosovës.
Në vazhdim Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilani z. Naim ef. Aliu, ua bëri edhe Duanë(aminin) 67 haxhinjëve të rinjë që këtë vit nga Komuna e Gjilanit e kryejnë shartin e pestë të Islamit-Haxhin.
I pranishëm në këtë tubim solemn të haxhinjëve ishte edhe Kryetar i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri.
Në këtë rrugëtim të shenjtë këtë vit nga Kosova do të jenë gjithsejt 1080 haxhinjë. Haxhinjët gjilanas pritet të udhëtojnë për në Xhide më 21 Gusht, në orët e vona të mbrëmjes.