Më 06.08.2017, me rastin e përfundimit të hatmes nga vijuesit dhe vijueset e mësim-besimit në xhaminë e Malishevës, u organizua program i duasë së hatmes, këtë manifestim e udhëhoqi kryeimami i KBI-së Iljaz ef Mustafa duke i përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit .
Më pas të pranishmit i përshëndeti Kryetari i KBI-së Naim ef Aliu, i cili qmoi lartë punën e bërë me nxënës duke uruar imamin Mirsad ef rexhepin dhe xhematin e xhamisë e në venqanti familjarët e vijuesve të mësim-besimit, po ashtu foli edhe për rëndësin e mbajtjes së mësim-besimit për shoqërinë dobitë dhe privilegjet për të mësuar fjalën e Allahut xh.sh .
Më pas nxënësit paraqitën programin e tyre dhe kënduan 10 suret e fundit të kur’anit ndërsa duan e hatmes e bëri Dr: Lulzim ef Esati.
Në fund për të gjithë nxënësit dhe nxënset u ndan Certifikata nga Kryetari ,Kryeimami,Imami dhe Dr.Lulzim Esati
Manifestimi përfuandoi me një koktej të përgaditur nga këshilli i xhematit të xhamisë së Malishevës së ulët sëbashku me imamin Mirsad ef Rexhepin i cili në fund falenderoi të gjithë pjesë marrësit dhe në veqanti kryetarin, kryeimamin, doktorin.