Kryetari i KBI Naim Aliu shtroi një iftar të përbashkët për 90 persona përfshirë edhe familjarët më të ngushtë të tyre. Një fjalë rasti që mbajti kryetari Naim Aliu emocionoi të pranishmit i cili fillimisht u tha : “Ndihem jashtëzakonisht i vogël para këtyre fëmijëve dhe për këtë arsye edhe jam ulur në tavolinat e fundit për t`i lënë kryet e vendit fëmijëve të cilët po rriten pa babë, i tillë jam edhe vet ngase kam qenë shumë i vogël kur më ka vdekur babai”.
Ai gjithashtu u zotua se do të mundohemi që bashkëpunimin për këta fëmijë do ta vazhdojmë nëpërmjet donatorëve të mundshëm dhe në të njëjtën kohë bëri një thirrje të gjithë të interesuarve për t’i ndihmuar kësaj kategorie, bizneseve dhe individëve të interesuar, se Këshilli i Bashkësisë Islame do t`i ofroj të gjitha mundësitë që ndihmat e qytetarëve të arrijnë deri te jetimët e Gjilanit.
Në fund secilës familje që prezantoi në iftar ju dha një pako me gjërat më elementare për ushqim dhe nga 20 euro nga një qytetar i cili kishte dëshiruar të mbetet anonim dhe këtë ndihmë e kishte ofruar në emër të zekatit.
Këshilli i Bashkësisë Islame shtroi iftar për jetimet e Komunës së Gjilanit
Në vazhdën e aktiviteteve të muajit të Ramazanit KBI shtroi iftar për një pjesë të jetimeve të Komunës së Gjilanit të cilët janë të regjistruar që nga paslufta e deri më tani. Disa prej tyre gëzojnë një përkujdesje mujore 30 euro në muaj dhe herë pas here janë ndihmuar me pako ushqimore, çanta shkollore veshmbathje etj.