Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi iftar për Rininë Studentore të Universitetit “Kadri Zeka”
Në ambientet e restoranit të Medresesë Alaudin në Gjilan Kryetari i KBI Naim Aliu ka shtruar iftar për Rininë Studentore të Universitetit Kadri Zeka në Gjilan. Ky është iftari i dytë i rradhës që KBI ka filluar që në vazhden e aktiviteteve të ndryshme për muajin e madhërishëm të Ramazanit të bëjë me stafin dhe administratën e KBi- së.
Iftari që shtruam sonte është iftar shumë i veqantë ngase jemi takuar në një kohë ibadeti me ardhemrinë e Gjilanit, ngase rinia studentore është potenciali më me vlerë i qytetit tonë , tha kryetari i KBI Naim Aliu, ai shtoi se aktivitete të tilla do të kemi edhe gjatë ditëve në vijim deri në fund të muajit të Ramazanit.