Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sot ka ndarë 200 dhurata për nderë të festës së Kurban Bajramit për fëmijët parashkollorë. Fëmijët të cilët përfituan nga ky donacion i Bashkësisë islame të Kosovës ishin nxënësit e shkollës ”Nazmi Hoxha” dhe fëmijët e shkollës ”Musa Zajmi” në Gjilan.
Faredin Rexhepi, drejtor i shkollës “Nazmi Hoxha” si dhe Ramadan Dermaku, drejtor i shkollës “Musa Zajmi” falënderuan KBI- në Gjilan për këtë aktivitet humanitar për festën e Kurban Bajramit, ngase këto dhurata për fëmijët janë shumë të mirëseardhura.
Agim Hyseni, sekretar i KBI në Gjilan theksoi se jemi të kënaqur që këtyre ditëve krahas shpërndarjes së mishit të kurbanave po arrijmë që t’iu dhurojmë edhe fëmijëve nga një dhuratë me të cilën ata i bënë të lumtur në këto ditë feste.