Sot në xhaminë e madhe në Gjilan u mbajtë duaja e haxhit.
NGA GJILANI SIVJET 51 HAXHINJË E VIZITOJNË MEKEN DHE MEDINËN
Në Xhamninë e Madhe në Gjilan ,sot para namazit të drekës u mbajtë takimi me haxhinjët e rinjë që sivjet do e vizitojnë Qaben(Meken) dhe të kryejn shartin e pestë të islamit-Haxhin.Sivjet nga Teritori i komunës së Gjilanit vendet e shenjta -Meken dhe Medinën e vizitojnë 51 haxhinjë
Solemnitet të këtilla në prani të shumë besimtarëve islam mbahen vetm një here në vit kur edhe shkojnë haxhinjët në vendet e shenjta .
Takimi u organizua nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit,meq rast kryeimami Mulla Ilaz ef. Mustafa i përshendeti dhe iu uroi rrugë të mbarë dhe qëndrrim e kalim sa më të mirë në vendet e shenjta në Meke dhe Medine.Para se të bëhej duaja e haxhinjëve, Mulla Junus ef. Ramadani foli për haxhin,rëndësinë dhe historikun e haxhit .Mulla Junusi pasi përmendi edhe një historik të shkurtër të qytetit të shenjtë Mekës që nga ndërtimi i Qabes nga ana e Ibrahimit alejhiselam e deri më sot ,foli edhe për rëndësinë e Haxhit dhe për kryerjen e shartit të pestë të Islamit.
Në vazhdim Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilani z. Naim ef. Aliu,pasi iu uroj rrugtim të mbarë dhe qëndrim të rehatshëm në vendete e shenjta dhe me një uratë që Allahu t ua pranojë haxhin dhe të gjitha lutjet e duatë gjatë ditëve sa qëndrojnë atje, ua bëri edhe Duanë(aminin) 51 haxhinjëve të rinjë që sivjet nga komuna e Gjilanit e kryejnë shartin e peatë të Islamit-Haxhin.
Poashtu të pranishmit- haxhinjëve iu uroi rrugtim të mbarë edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit z. Rexhep Kadriu.
Të përcjellur nga udhëheqësit e tyre Mulla Ilaz ef. Mustafa ,dhe Mulla Ilmi ef. Krasniqi, 51 haxhinjët e rinjë gjilanas, së bashku me 14 haxhinjët e komunës së Vitisë për në Meke (Xhide) do të nisen të dielen më 4.shtator.