Sot Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, me kryetar Naim efendi Aliu në vigjilije të festës së Kurban Bajramit priti ish krerët dhe prijësit fetar të komunës së Gjilanit, që kanë kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e institucioneve fetare.
Sot Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, me kryetar Naim efendi Aliu në vigjilije të festës së Kurban Bajramit priti ish krerët dhe prijësit fetar të komunës së Gjilanit, që kanë kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e institucioneve fetare.
Nga të ftuarit në delegacion ishin : Mulla Jetish Bajrami ish kryetar i bashkësisë Islame të Kosovës., Prof Dr. Qazim Qazimi, profesor universitar e dekan i Fakultetit për Studime Islame në Prishtinë e ish drejtor i Medreses, Musa Kadriu arkatar, Alush Kadriu, Enver Rexhepi ish kryetar i KBI, dhe prof. Medrese, Abdylhakim efendi Shaqiri, ish imam dhe Nuhi Hajrullahu ish imam.
Kryetari Naim efendi Aliu me bashkëpunëtorët e tij , krye imamin Iljaz efendi Mustafa, Rashit Zylfiu, imam , Burhan Zejnullahun imam, pasi përshëndeti veteranët dhe ish udhëheqësit e institucioneve të ndryshme fetare të Kosovës dhe komunës duke i i quajtur Etrasues të rrugës sonë falënderojmë për përgjigjjen e ftesësës për tëa vizutuar KBI.
Qëllimi dhe arsyeja jonë është të ju kem afër dhe me ju falënderuar, sepse ne vetëm jemi ata të cilët po vazhdojmë rrugën që na keni trasuar ju.
Pa dashur me fole për sejcilin prej jush, sepse sejcili prej jush ka një histori në vete, ne shpresoj se gjenerata e ardhshme do të zbardhin e gjithë veprimtarinë e juaj.
Duke shprehur falënderim dhe krenari për veprimtarinë e tyre , krye tari përshkroi kontributin e tyre që kanë dhënë në ngritjen dhe forcimin e institucioneve fetare . Me këtë rast ai u zotua se do të bëjnë krejt çka është e mundur që rrugën e trasuar nga ta , ta vazhdojnë me suksese të reja.
Ndër të tjera kryetari Aliu, mysafirët i njoftoi për sukseset e arritura të Këshillit.
Ish kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovë, gjithëashtu edhe ish Bashkësisë islame për Kosovë , Sanxhak, Vojvodinë e Serbi, Jetish efendi Bajrami, pasi u falënderua për ftesën duke shprehur edhe kënaqësinë që nuk janë harruar uroj për sukseset e arritura të KBI. Ndër të tjera foli për vështirësitë dhe sukseset që knëa arritur institucionet fetare gjatë kohës së komunizmit dhe pavarësimit pas viteve të 90 të shekullit të kaluar.
Edhe prof. Dr. Qazim Qzimi shprehu këënaqësi që sot ishte i ftuar në KBI. Pasi foli për sukseset dhe vështirësitë që kanë kaluar ata vet dhe institucionet fetare, përgëzoi kreun e KBI duke iu dëshiruar sukses edhe në të ardhmen. Edhe folësit tjerë, shprehen kënaqësi dhe falënderim për ftesën duke dëshiruar suksese në të ardhmen në zhvillimin e institucioneve fetare në përgjithësi.
Në fund në shenjë falënderimi kryeimami IKBI, Iljaz efendi Mustafa, njoftoi veteranët se për kontributin e dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e institucioneve fetare , KBI ndau ka përgatitur ndarjen e mirënjohjeve, të cilat u ndanë e që u vlerësuan lart nga të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi.