Sot në ditën e dytë të Kurban Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ndau dhurata për fëmijë. Aktvitet të cilin KBI e zhvillon për herë të parë në Ambient të hapur përkatësisht në qendër të qytetit.
Me qindra fëmijë me prindër e tyre sot u mblodhën para Tetarit të Qytetit të gëzuar si kurdo herë më parë, për të marr dhuratat e përgatitur enkas me rastin e Kurban Bajramit nga Këshilli i bashkësisë Islame. Në Këtë aktivitet ishte kyçur edhe Forumi i gruas pran KBI, e që i dha një rëndësi me peshë të madhe.
Dhuratat fëmijëve dhuruan duke iu uruar Festën e Kurban Bajramit Këshilli i Bashkësisë Islame dhe Forumi i Gruas në krye me kryetarin Naim efendi Aliu.
“Sot në ditën e dytë të Kurban Bajramit, shpërndamë për fëmijët 800 dhurata, që ishte një ngjarje që na kujton se dhurata për fëmijë me rastin e festës së Bajramit është traditë, të cilën mëtojmë ta bëjmë tradicional në këtë formë siç e bëmë sot” tha ndër të tjera kryetari i KBI Naim Efendi Aliu.
Në gjithë këtë aktivitet mirë të organizuar ishin të angazhuar stafi i KBI, nën udhëheqjen e kryeimamit Iljaz efendi Mustafa, punëtorëve dhe mujezinëve nga xhamitë e qytetit.