Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Komunës së Gjilanit Naim Efendi Aliu me anëtarët e Këshillit, hodhi gurë themelin e ndërtimit të mejtepit të Mulla İdriz Gjilanit në fshatin Dunav.
Përgatitja e projektit të Këshillit të Bashkësisë İslame (KBI) në Gjilan për mbrojtjen e monumenteve dhe trashëgimisë kulturore islame në komunën tonë, në bashkëpunim edhe me zyrën regjionale të institutit të mbrojtjes së monumenteve të Kosovës ka rezultuar që sot të vazhdohet me realizimin e projektit përkatësisht t’i vihet gurë themeli i ndërtimit të mejtepit të Mulla İdriz Gjilanit në fshatin Dunav, i cili ka një rëndësi të veçantë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Karadakut.
Me rastin e fillimit të ndërtimit të mejtepit në fshatin Dunav, Kryetari i KBI, z. Naim Efendi Aliu apelon tek besimtarët për ta përkrah materialisht ndërtimin e këtij objekti me rëndësi të veçantë, përkatësisht përfundimin e projektit në përgjithësi.
/admin/