Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti “ sot, për nder të natës së kadrit ka vazhduar tu dalë në
ndihmë familjeve në nevojë në Komunë të Gjilanit. U ndihmuan 160 familje skamnorësh prej tyre 60
pako për shoqatat e ndryshme që veprojnë në komunë si shoqata e të verbërve , shoqata e
shurmemecëve, Hendikos derisa janë ndihmuar edhe 100 familje të tjera të cilat kanë kërkuar ndihmë
në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
“Bereqeti” falenderon të gjithë ata që kontribuan në përgaditjen e këtyre pakove ushqimore, si
Kompaninë e mirënjohur “ Fluidi & RC Cola, marketin INTEREX, shoqatën “Urtësia” në Zvicër, marketin
“DINI” dhe të gjithë personat të cilën kanë kryer pagesën e një pakoje ushqimore në zyrat e Këshillit të
Bashkësisë Islame në Gjilan , duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret.
Agim Hyseni
27.04.2022