Në Vrapçiç të Karadakut vihet gurë themeli për ndërtimin e xhamisë

 

Sot në  fshatin Vrapçiç të komunës së Gjilanit, me lexim të Kurani dhe tekbire u vu gurthemeli i xhamisë së fshatit.

Në vënien e gurëthemelit të xhamisë  morën pjesë banorët e fshatit Vrapçiç, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, bashkë me zyrtarët e administratës dhe disa imamë.     

Fillimisht banorëve të fshatit iu drejtua kryetarin i KBI të Gjilani, Naim ef. Aliu, të cilët i përshëndeti dhe i  përgëzoj për iniciativën, sigurimin dhe  caktimin e lokacionit nga vet ata, për ndërtimin e  xhamisë së fshatit.

“Komunës së Gjilanit, falë jush dashtë zoti po i shtohet edhe një xhami. Gurë themeli i xhamisë së parë në fshatin tuaj po bëhet në LejletulKadr, që d.m.th. Nata e Kadrit, e cial natë për besimtarët islam ka rëndësi të madhe. Ndërtimi i xhamisë është një vepër madhështore e banorëve të këtij vendbanimi, por me vlerë të madhe edhe për tërë komunën tonë, tha ndër të tjera kryetari Aliu.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili i në fjalën e tij i uroi besimtarët fillimisht për natën e Kadrit, si dhe i uroi dhe përgëzoi banorët për nisjen e punimeve të ndërtimit të xhamisë në Vrapçiç.

“Kjo vendosmëri dhe ky vullnet për të ndërtuar xhami është dëshmia më e mirë në vepër dhe treguesi më i mirë i forcës së besimit tuaj në Zotin Fuqiplotë, ngase Zoti në Kuranin fisnik na mëson se xhami ndërtojnë vetëm besimtarët që besojnë në Zotin dhe ditën e fundit”, theksoi mes tjerash kryeimami Sahiti.

Xhamia e fashtit Vrapçiç do të ndërtohet nga donacionet e besimtarëve vullnetmirë të fshatit Vrapçiç ne koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

/Admin/