Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka shtruar iftar për 100 persona të regjistruar në KBI-Gjilan si fëmijë jetimë. Në këtë iftar mori pjesë kryetari i KBI-së, Naim Aliu, koordinatori i ShHB “Bereqeti”, Agim Hyseni, dhe një mërgimtar anonim, i cili kishte shprehur interesin t’i ndihmojë fëmijët materialisht.
Vlen të theksohet se ShHB “Bereqeti” ka pasur nën përkujdesje të vazhdueshme jetimët që nga paslufta e deri më tani.
Agim Hyseni
21.04.2022
Gjilan