KBI në Gjilan ndihmon me 110 pako ushqimore komunitetin rom

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në përmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndarë 110 pako ushqimore për familjet e komunitetit rom që jëtojnë në qytetin e Gjilanit. Kjo ndihmë është në kuadër të projektit të Ramazanit me sloganin “Sofra e Ramazanit”, me të cilin synohet të ndihmohen familjet me gjenje të rënduar sociale. Pakoja ushqimore përbëhej nga gjërat më elementare për ushqim.

AgimHyseni

Gjilan

12.04 .2022