Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, e cila
funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka ndarë 200 pako ushqimore për
familjet me jetimë dhe familjet me gjendje të rënduar sociale. Pakot ushqimore përmbanin gjëra
elementare për ushqim, bashkë me nga një thes miell 25 kg. Këtë aktivitet e përcolli nga afër
kryetari i ShHB “Bereqeti”, Behxhet Ajvazi, zëvendësi i tij, Xheladin Fazliu, kryetari i KBI në
Gjilan, Naim Aliu, dhe kryeimami Iljaz Mustafa.
Ky projekt i ShHB “Bereqeti”, përveç se në Gjilan, u realizua edhe në shumë komuna të tjera të
Kosovës me mbështetjen e donacioneve saudite.
Agim Hyseni
Koordinator i ShHB “Bereqeti” – dega në Gjilan
06.04.2022