KBI – Gjilan organizoi tribunë me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit

Në Teatrin e Qytetit në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame, në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, organizoi tribunë me temën “Mesazhe Ramazani”.

Duke iu shprehur mirëseardhje pjesëmarrësve dhe mysafirëve të ftuar, kryeimami i Gjilanit, Ilaz ef. Mustafa, me fjalët se çdo fillim festiv i joni fillon me fjalën e Allahut, ia dha fjalën profesorit të Kuranit në Medresenë e Gjilanit, Mustafë ef. Hajdarit, për të lexuar ajete të Kuranit të Madhërishëm.

Pas këndimit të ajeteve kuranore nga prof. Hajdari, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim ef. Aliu. Kryetari Aliu, foli për rëndësinë e  kësaj tribune dhe  muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Manifestimin e sotëm e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, duke iu dëshiruar të pranishmëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm nga Allahu Fuqiplotë.

Mbi temën “Masazhe Ramazani” foli Vedat ef. Sahiti, kryeimam i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai i përshëndeti  të pranishmit në sallën e teatrit dhe u shpreh tejet i emocionuar që ndodhet në qytetin prej nga vjen e gjendet në praninë e mësuesve të tij të dijes.

Ligjërata e tij u vlerësua shumë nga të pranishmit, meqë ishte e mbushur me fjalë të Zotit, hadithe profetike e porosi të shumta për rëndësinë e madhe të Ramazanit të bekuar.

Takimi përfundoi në mënyrën më të veçantë me ilahi të bukura nga kori i KBI-së.