Sot drejtori regjional i policisë së Kosovës kolonel Agron Rukiqi, me bashkëpunëtoret e tij nënkolonel Shaban Azizi nënkomandant i stacionit të policisë së Gjilanit, dhe Ismet Hashani shef për informim, përkatësisht zëdhënës, me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, vizituan kreun e Bashkësisë Islame të Komunës së Gjilanit.
Përveç që vizita kishte karakter urime me rastin e muajit më të rëndësishëm për besimtarët, u bisedua edhe për format e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve për të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës dhe më gjer. Nikoqirir kryetari i Këshillit të bashkësisë islame të komunës së Gjilanit Naim ef. Aliu, shprehi mirëseardhje dhe falënderim zyrtareve të policisë së Kosovës, duke shprehë gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshmen në të ardhmen.