Koordinatori i Zyrës për Çështje Fetare pranë Ambasadës Turke në Prishtinë, Bilal Coskun, së
bashku me sekretarin e asaj zyre, Zymer Ramadani, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të
Kosovës në Gjilan. Delegacionin e priti kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, me
bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi u biseduan tema të ndryshme me karakter bashkëpunimi fetar
në dobi të qytetarëve. Me theks të veçantë u diskutua për hapat që do të vazhdojnë të ndërmerren
në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe ruajtjes së harmonisë ndërfetare në Kosovë,
e në veçanti në komunën e Gjilanit. Në fund të takimit, bashkërisht vizituan njërën ndër xhamitë
më të vjetra në komunën e Gjilanit, Xhaminë Atik.
/Agim Hyseni/